TV LIVE
Nga Rajoni
17 January 2024
Rama: Vazhdon puna për ndërtimin e pritave lumore dhe shëtitores në Shkumbin

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zgjedhur të urojë “mirëmëngjesi” me një lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin e tij, Rama ka ndarë dhe lajmin që po vazhdon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë lumit Shkumbin.

Njëkohësisht do të ndërtohet dhe një shëtitore për të gjithë qytetarët e Elbasanit, që do të shërbejë si një hapësirë çlodhëse.

MIRËMËNGJES. Dhe me punën që vijon për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.

Dalja nga shtrati i Shkumbinit në rast reshjesh është një problemet me të cilët përballen banorët që banojnë aty pranë. Ndaj Bashkia e Elbasanit ka investuar në shumë projekte duke ndërtuar prita lumore përgjatë luginës së lumit Shkumbin për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati i cili shkaktonte dëmtime në tokat bujqësore në fshatra.

 

Kujtojmë se kreu i Bashkisë Gledian Llatja, ka njoftuar muaj më parë se po investohet në një pritë lumore në Krastë, tek ish-vendi i grumbullimit të plehrave në Elbasan, e cila do t’i japë një zgjidhje pjesë së qytetit ku përshkohet ky lumë.

Kjo pritë rreth 400 metra e gjatë do të lidhet me pritën e vjetër e cila u realizua në bashkëpunim me bashkinë dhe Ministrinë e Bujqësisë, me vazhdimin e pritës për Automoto Parkun, një investim i përfunduar dhe me standarde.



Të ndryshme
Më shumë