TV LIVE
Sport
17 January 2024
Ekipi i Anis Mehmetit eliminon skuadrën e Premier League-s

Bristol City ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e katërt të FA Cup.

Ekipi në të cilin luan edhe Anis Mehmeti, ka eliminuar West Ham-in mbrëmjen e sotme. Bristol City ka fituar me shirat minimale 1-0, në një ndeshje që u vendos që në minutat e para të saj.

Tommy Conway shënoi që në minutën e 3-të të takimit, duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Fitoren për Bristolin e bëri më të lehtë edhe kartoni i kuq i marrë nga Benrahma në minutën e 51-të të sfidës.

Nga minuta e parë në këtë përballje ishte në fushë edhe Anis Mehmeti, i cili luajti deri në minutën e 75. Në raundin pasardhës, Bristol City do të përballet me fituesin e çiftit Nottingham Forest-Blackpool.



Të ndryshme
Më shumë