TV LIVE
Sport
16 January 2024
Roma largon Mourinhon

Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës.

Mourinho udhëhoqi Romën drejt triumfit në Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Ligës së Evropës në Budapest sezonin e shkuar.

“Do të donim ta falënderonim Josen në emër të të gjithë neve në Romë për pasionin dhe përpjekjet e tij që nga ardhja në klub”, kanë thënë krerët e klubit për uebfaqen zyrtare. “Gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga qëndrimi i tij në Romë, por ne besojmë se ndryshimi i menjëhershëm është në interes të klubit”.

Portugezi 60-vjeçar ishte trajner i Romës nga 4 maji 2021. Në edicionin e sivjetmë, në Serie A, Roma është e nënta në tabelë me 29 pikë pas 20 ndeshjesh.



Të ndryshme
Më shumë