Ushtria amerikane ka rrëzuar një raketë që ishte drejtuar në një prej anijeve të saj luftarake e drejtuar nga Houthi.
Raketa që është gjuajtur drejt USS Laboon në Detin e Kuq, u rrëzua në brigjet e Hudaydah nga një avion luftarak amerikan. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Mbështetësi i shquar i Houthi-t, Hussain Al-Bukhaiti tha për BBC të dielën se luftëtarët do të synonin luftanijet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nëse sulmet në Jemen vazhdojnë.
Houthi-t – një grup politik dhe ushtarak që kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit, kanë sulmuar anije mallrash në Detin e Kuq që nga nëntori. Dhe që nga fundi i javës së kaluar, SHBA dhe Britania e Madhe filluan të qëllojnë kundrejt tyre dhe kanë goditur rreth 30 vendndodhje Houthi brenda vendit, duke përfshirë depot e armëve dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
Politikanë të lartë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se janë të përgatitur të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të mbrojtur rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare, e cila është prekur nga sulmet.
Në Londër, kryeministri Rishi Sunak ai do të bisedojë sot me deputetët britanikë për herë të parë që kur Britania iu bashkua sulmeve të udhëhequra nga SHBA-të ndaj objektivave Houthi në Jemen.