TV LIVE
Sport
15 January 2024
Deco “shpëton” Xavin: Ka besimin e presidentit, humbja nuk ndryshon gjë

E ardhmja e Xavi Hernandezit nuk lidhet me dështimin në Superkupën e Spanjës, kundër Realit të Madridit. Kështu shprehet drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, i cili nuk ngurron të përgëzojë “Los Blancos” për performancën e dhuruar:

“Duhet të përgëzojmë Real Madridin, sepse luajti një ndeshje spektakolare. Ne nuk kemi arritur t’i neutralizojmë pikat e tyre të forta: thellësinë e Vinicius, Rodrygon… ky rrezik ekzistonte, por ne nuk i kemi neutralizuar. Me rezultatin 2-1, dukej se mund të përmirësoheshim, por goli i 3-1 na ka vrau”.

Ndikimi i kësaj disfate: “Është një trofe që donim ta fitonim. Është një humbje e vështirë, 4-1, dhe ne nuk mundëm të luftonim, por duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë për Kupën. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë. Ne duhet të vazhdojmë.”

E ardhmja e Xavit: “Pyetja nuk ka kuptim. Është një finale. Nuk është koha për të folur për të ardhmen e Xavit. Ai ka besimin e presidentit, drejtuesve të sportit… Është një humbje e vështirë që duhet diskutuar, por nuk mos ndrysho asgjë.”

Mungesa e përforcimeve: “Fair-play prek shumë ekipe. Ne nuk kemi kapacitet për të bërë blerje, ky është realiteti.”



Të ndryshme
Më shumë