TV LIVE
ShowBiz
13 January 2024
Performanca e të riut përloti Arilenën: S’kam pasur mundësinë që të këndoja për babin

Një nga performancat më emocionuese të mbrëmjes së djeshme të “X Factor” ishte padyshim ajo e Kevinit. Ai dhuroi disa momente mjaft të ndjera me këngën “Daddy” që ia dedikoi babait të tij, i cili është ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Performanca e tij përloti mentoren e tij, Arilena Arën, e cila i tha se ajo nuk ka pasur mundësinë që të këndojë për babin, teksa u shpreh se Kevin ka kënduar për të dy.

Alketa Vejsiu: Arilena të shoh të përlotur, të emocionoi apo jo?

Arilena Ara: Kev… Unë vetë nuk kam pasur ndonjëherë mundësinë që të këndoj për babin, ti ke kënduar për të dy ne, në fakt. Ti meriton skenën, meriton shkëlqimin, meriton që të gjitha yjet paralele, të gjitha universet paralele, të mblidhen dhe të funksionojnë që do të bëjnë ty “The next superstar”. Ti je edhe ylli i babait, je edhe ylli im.



Të ndryshme
Më shumë