Skena muzikore e Kosovës do të përfaqësohet në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, nga këngëtaret Vesa Smolica dhe Arta Kabashi, që pritet të jenë dy nga banoret që do të hyjnë në shtëpinë e famshme.
Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit, dy artistet do të nisin rrugëtimin e tyre në spektaklin e shumë shikuar këtë të shtunë më 13 janar.
Vesa Smolica, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe prezantimet e mbresëlënëse, është shquar në skenën e muzikës shqipe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “The Voice Of Albania”.
Këngëtarja nga Gjakova ka në repertorin e saj disa këngë të suksesshme, ku ndër to spikat balada “A po gëzohesh”, e cila ka gëzuar një popullaritet të konsiderueshëm në tregun muzikor.
Vesa Smolica (Foto: Vesa Smolica/Instagram)
Arta Kabashi, e njohur në botën e muzikës thjesht si Arta, vjen nga Peja dhe është motra e këngëtares Ana Kabashi, e cila ka qenë një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Arta është njohur për talentin e saj dhe pritet të ndjekë gjurmët e suksesit të motrës së saj me pjesëmarrjen në BBVA.
Arta Kabashi (Foto: Arta Kabashi/Instagram)
Përndryshe, është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel se edicioni i sivjetmë i Big Brother VIP Albania do të prezantohet nga Ledion Liço, gjersa ende mbetet në pikë pyetje nëse atij do t’i bashkohet edhe Arbana Osmani.