Aleanca e Wi-Fi ka filluar të certifikojë zyrtarisht pajisje të cilat mbështetin Wi-Fi 7, gjeneratën e re të teknologjisë wireless për internetin në shtëpi.
Me certifikimin, pajisjet Wi-Fi 7 garantojnë ndërveprimin me produktet e reja teknologjike si telefonët, laptopët dhe routerët duke sjellë akoma më shumë shpejtësi dhe efikasitet sesa Wi-Fi 6E.
Aleanca tha se Wi-Fi 7 do të jetë një hap përpara krahasuar me standardet ekzistuese në streaming me bandwidth të lartë dhe gaming përmes wireless me vonesa të ulëta.
Kevin Robinson, CEO i Aleancës Wi-Fi tha se Wi-Fi 7 është gjenerata e parë ndërsa nga e para për bandën 6Ghz, spektri më i gjerë dhe më i shpejtë i teknologjisë wireless përdorur për herë të parë në Wi-Fi 6E.
Routerët Wi-Fi 7 tashmë ekzistojnë, dhe kanë mbërritur në treg nga Netgear, TP-Link dhe Eero. Fakti që certifikimi ju mungon nuk do të thotë se nuk kanë për të funksionuar siç duhet me pajisjet Wi-Fi 7.
Por certifikimi e garanton funksionimin e tyre.
Wi-Fi 7 dyfishon bandwidthin e kanaleve nga 160Mhz në 320Mhz krahasuar me Wi-Fi 5, 6 dhe 6E duke rritur kapacitetin mbi 2Gbps.
Gjithashtu sjell Multi-Link Operation (MLO), që është një bashkim lidhjesh shpërndarë në dy apo tre bandat 2.4Ghz, 5Ghz dhe 6Ghz duke ju dhënë përdoruesve më tepër stabilitet në distanca të mëdha. Kështu kur largoheni nga mbulimi i njërës prej bandave, nuk do të shkëputeni dhe lidheni tek banda tjetër.
MLO ofron përfitime të mëdha në vonesat e transmetimit por Robinson tha se jo çdo router do të mbështetë lidhjen në tre banda në të njëjtën kohë. Një router me kosto të ulët mund të lidhen në dy banda në të njëjtën kohë.
Normalisht pajisjet Wi-Fi 7 do të funksionon me pajisje që kanë standarde më të vjetra Wi-Fi. /PCWorld Albanian