TV LIVE
Sport
12 January 2024
Jasir Asani drejt Spanjës, zbulohen prapaskenat

Jasir Asani është me “valixhe në duar” dhe gati për ekipin e ri që do t’a rikthejë atë në Europë.

Anësori që ishte një zbulim nga Silvinjo në edicionin kualifikues dhe shkëlqeu me Shqipërinë, mund të kalojë në kampionatin spanjoll.

Klubi spanjoll e ka ndjekur që në fundin e muajit tetor, në kohën kur Jasiri shënonte disa perla për Kombëtaren.

Në atë periudhë, klubi i tij, Guangju kishte planifikuar rreth 1.5 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, por mesa duket, kjo shifër tashmë është rritur.

PRAPASKENAT- Mësohet se menaxheri i Jasir Asanit është në bisedime me disa skuadra, por gjithashtu Celta Vigo është ende e interesuar për 28-vjeçarin.

Ndërkohë klubi në Korenë e Jugut ka rritur pretendimet për Asanin dhe kërkon që të arkëtojë një shumë pak më të madhe se 1.5 milionë euro që kishte llogaritur në fundin e muajit tetor. Asani ka edhe një vit kontratë me Guangjunë.

Sa i përket interesimeve të tjera, Franca po ashtu është një destinacion i mundshëm për Jasirin.

Aktualisht kampionati në Korenë e Jugut ka mbaruar dhe sulmuesi i krahut është duke pushuar, pa harruar stërvitjen individuale për të mbajtur sado pak trupin në formë.

Kampionati në shtetin e largët rifillon në fundin e muajit shkurt, por gjithsesi Asani ka kohë gjithë janarin për të gjetur një ekip në Europë.

Pritet të shihet nëse Celta Vigo dhe Guangju do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Klubi spanjoll po kalon një sezon të vështirë në La Liga, teksa është një pikë larg vendit që rrëzohet nga kategoria.

Afrimi i Asanit mund t’i jepte një ndihmë për të kaluar këtë sezon të vështirë.



Të ndryshme
Më shumë