TV LIVE
Teknologji
11 January 2024
Turqia prezanton “bishën e rrugës”, njihuni me Togg T10F

Është zhvilluar në Las Vegas, SHBA, Show Consumer Electronics (CES), një nga aktivitetet më të mëdha teknologjike, ku gjigandët e automjeteve prezantojnë çdo vit “bishat” e tyre. Ajo që ra më shumë në sy ishte makina turke “TOGG”, me modelin e saj të ri T10F, e cila pritet të hidhet në qarkullim në vitin 2025 dhe do të ofrojë një mbulim prej 600 kilometrash me një karikim të plotë. Shefi Ekzekutiv (CEO) i Togg, Gürcan Karakaş, në fjalimin e tij në prezantimin e hapjes në stendën e Togg, tha se, pajisja e tyre e dytë inteligjente, Togg T10F, kap shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 4.6 sekonda. I projektuar për të marrë “5 yje” në të gjitha testet e programit Euro NCAP, T10F do të sigurojë drejtimin e sigurt në të gjitha kushtet e rrugës me 7 air-bag-ët e tij dhe infrastrukturën e qëndrueshme dhe solide.

T10F do të ofrojë veçori të tilla si: kontrolli inteligjent adaptiv i lundrimit me funksion ndalimi, sistemi inteligjent i gjurmimit të korsisë dhe paralajmërimi i largimit nga korsia, i cili funksionon me sistemin e zbulimit të shenjave të trafikut dhe gjithashtu do të ketë një veçori ndihmëse të “pilotit të trafikut të rëndë”.Me këtë funksion, përdoruesit do të mund të heqin duart nga timoni dhe të ngasin nën kontrollin e T10F në trafik të rënduar me shpejtësi deri në 15 kilometra në orë. Ky funksion do të jetë aktiv në pajisjet inteligjente me nivel hardueri V2. T10F gjithashtu do t’u ofrojë përdoruesve një kamerë me pamje rrethuese, ndihmës për vëmendjen e shoferit, kontroll të avancuar elektronik të stabilitetit dhe veçori të asistentit automatik të parkimit si standard në nivelin e harduerit V2.



Të ndryshme
Më shumë