TV LIVE
Nga Rajoni
9 January 2024
Shkodër: Policia përballet me një person i cili gjuajti me kallashnikov (VIDEO)

Një person është arrestuar në Shkodër, pasi që dyshohet se ka gjuajtur me kallashnikov nga ballkoni i banesës së tij duke e rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

I njëjti thuhet se i ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të organeve të rendit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

“Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”, tha Balla.

 



Të ndryshme
Më shumë