TV LIVE
Nga Rajoni
9 January 2024
Aksidentoi babë e bir në aksin rrugor “Tiranë-Fushë-Krujë”, 4-vjeçari vdiq në spital! Arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë në aksin “Tiranë-Fushë-Krujë” i ka marrë jetën një fëmijë 4 vjeçar.

 

Aksidenti u shkaktua nga një 38-vjeçar E.B nga Tirana, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

Babai i djalit është jashtë rrezikut për jetën, por 4-vjeçari i cili u dërgua në spital, nuk i mbijetoi plagëve të marra.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Të ndryshme
Më shumë