TV LIVE
Sport
9 January 2024
Kosova me dy skitarë për Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Kosova do të përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore “Gangëon 2024” ka njoftuar të martën Komiteti Olimpik i Kosovës. Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen prej 19 janarit deri më 1 shkurt në qytetin Gangëon të Koresë së Jugut.

Lirika Deva dhe Klos Vokshi, do të garojnë në disiplinat e skijimit aplin, sllallom dhe sllallom të madh, ndërsa të dy janë të kualifikuar me normë olimpike.

Krahas skitarëve, me ekipin olimpik të Kosovës, do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, ndërsa shef i misionit do të jetë Bujar Turjaka.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç, ndërsa Kosova është një prej 79 vendeve pjesëmarrëse. Ky është edicioni i katërt i Lojërave Dimërore për të rinj, ndërsa për Kosovën është paraqitja e dytë pas debutimit në vitin 2020.



Të ndryshme
Më shumë