TV LIVE
Nga Rajoni
6 January 2024
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve/ Balla i ‘turr’ mediat e tij pas viktimës...

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, nënë e 4 fëmijëve, e cila denigrohej nga profile false në TikTok është historia e radhës e një fatkeqësie që ndodh prej indiferencës së organeve shtetërore ndaj kërkesës për ndihmë të qytetarëve të thjeshtë.

Gruaja nga fshati Vadardhë i Sukthit kaloi në tronditje të fortë psiqike që e çoi në vetëvrasje, pasi fillimisht kishte shpresuar se do ta ndihmonin në polici.

Por edhe pse i ishte drejtuar organeve të rendit për ndihmë, videot e krijuara me fotot e saj në TikTok, të shoqëruara me mesazhe denigruese kanë mbetur në rrjetet sociale duke çuar në përkeqësimin e raporteve brenda familjes.

Mendohet se viktima nuk e ka përballuar dot presionin psikologjik nga materialet e shpërndara në rrjetet sociale, ndaj më 2 janar, ditën kur kishte ditëlindjen njëra nga vajzat e viktimës, ka pirë fotoksinë duke i dhënë fund jetës.

Nga rrëfimet e familjarëve mësohet se ndër fjalët e fundit që i kishte thënë të birit ishte edhe shprehja “Unë për nder rroj…”. Policia dhe prokuroria duhet të kishte vepruar më herët për të shmangur fatkeqësinë, por në një njoftim për mediat, policia e Durrësit ka nisur lojën e ping-pongut me prokurorinë.

Pikërisht për të larë duart nga kjo histori, Taulant Balla po nxit mediat e qeverisë që të merren në ccdo skutë dhe me ccdo detaj të kësaj historie tragjike.

Ajo ka pushtuar hapësirën kryesore të medieve, që po zhbirilojnë ccdo gjë nga jeta e të ndjerës, vetëm për të shmangur përgjegjësinë e shtetit të Taulant Ballës.

Si për t’i vënë kapak ngjarjes, vjen edhe qëndrimi prej shejtan-budallai nga Taulant Balla. Ministri i Brendshëm, që sapo ka dalë nga skeçet e Portokallisë, bën një reagim qesharak në përpjekje për ta kaluar historinë e vetëvrasjes si një ngjarje që shkaktohet nga rrjetet sociale.

“Ka tani elementë të rinj të mediave dhe unë të paktën në këtë aspekt jam shumë i qartë për rolin shkatërrues të TikTokut, si shpërndarës i pa kontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë”, shprehet ai.

Në fakt, mungesa e kontrollit në rrjetet sociale është një problem, por indiferenca e policisë ndaj qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë ndihmë për një padrejtësi, është një problem tjetër. Dhe ky është rasti i Bedrie Lokës nga Sukthi që  sot nuk jeton më.



Të ndryshme
Më shumë