Kur themi Vangjush Mio, vetvetiu mendja na shkon tek piktura dhe fare pak emrin e tij e lidhim me fotografinë.
Por së fundmi, dixhitalizimi i 450 negativëve të shkrepura nga ai gjatë vitetve ’30-‘40, ekspozohen për herë të parë e na prezantojnë një anë tjetër të impersionistit të parë shqiptarë.
Ministria e Kulturës dhe “Fototeka” prezantuan këtë porjekt që automatikisht ruan në të njëjtën kohë fondin fotografik të piktorit dhe zbulon për publikun e gjerë pamjen e Shqipërisë së atyre viteve.
Nga këtu kuptojmë që piktura dhe fotografia nuk ka qëndruar ndarazi në jetën e artistit. Ai ka përdorur shpesh herë fotografinë si lëndë të parë për skicat dhe tablotë e tij.
Në objektivin e Mios janë fiksuar banesat karakteristike, objektet e kultit që tani nuk janë më, skena baritore dhe fshatrat e Juglindjes, si dhe peisazhet e veçanta të Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Krujës, Durrësit e Vlorës.