TV LIVE
Nga Bota
2 January 2024
Tërmeti fuqishëm në Japoni, kryeministri Kishida: Jemi në garë me kohën!

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida deklaroi se autoritetet janë në luftë me garë për të gjetur sa më shumë të mbijetuar nën rrënojat e shkatërruara nga tërmeti.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin më shumë të mbijetuar nga ndërtesat e shembura, të penguara nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë.

“Ne duhet të garojmë me kohën për të kërkuar dhe shpëtuar viktimat e katastrofës. Janë konfirmuar dëme shumë të mëdha, duke përfshirë viktima të shumta, shembje ndërtesash dhe zjarre”, tha Kishida.

Rreth 33,000 familje përballuan temperaturat e ftohta gjatë natës për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shumë qytete janë gjithashtu pa ujë të rrjedhshëm.



Të ndryshme
Më shumë