Përshkallëzimi i sulmeve ndaj trupave amerikane dhe anijeve tregtare dhe incidentet që shpesh përfshijnë Iranin dhe përfaqësuesit e tij po shkaktojnë shqetësime të reja se lufta e Izraelit në Gaza mund të zgjerohet në një betejë rajonale me pasoja të rënda politike dhe ekonomike.
Me personelin e shërbimit amerikan gjithnjë e më shumë në një vijë të rrezikshme zjarri dhe me mjetet detare të SHBA dhe aleatëve në gatishmëri të lartë pas sulmeve të shumta me dron, situata e përkeqësuar po çon në një periudhë të tensionuar pushimesh për Shtëpinë e Bardhë.
Rritja e mundësisë së vdekjeve nga lufta të SHBA-së dhe përkeqësimi i situatës së sigurisë nga Oqeani Indian deri në Detin e Kuq dhe që shtrihet përmes Irakut, Sirisë, Libanit dhe Izraelit përfaqëson një krizë të re të huaj të padëshiruar ndërsa hyn viti i rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden.
Paralajmërimet e Izraelit se lufta e tij kundër Hamasit në Gaza do të zgjasë me muaj, pavarësisht presionit të SHBA-së për uljen e intensitetit të konfliktit, kërcënojnë të rrisin shanset që lufta të dalë jashtë kontrollit dhe të tërheqë më tej SHBA-në.
Një ritëm përshkallëzimesh i rrezikshëm
Ankthi fillestar se një luftë rajonale mund të shpërthejë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit që vrau 1200 njerëz dhe kur Izraeli filloi sulmin e tij në Gaza, nuk u materializua menjëherë edhe në mes të përplasjeve midis Izraelit dhe forcave të Hezbollahut në Liban në një nga frontet më të ndezura në zonë.
Por ritmi i sulmeve dhe përshkallëzimit në ditët e fundit duket se po fiton vrullin e vet vdekjeprurës, duke nxitur frikën e rritjes së mëtejshme të tensioneve.
— Biden urdhëroi sulme ajrore të hënën kundër objekteve të përdorura nga luftëtarët e milicisë proiraniane Kataib Hezbollah në Irak, të cilst SHBA-të i akuzuan për përdorimin e një droni për të sulmuar bazën ajrore të Erbilit, që plagosi rëndë një pjesëtar të shërbimit amerikan. Ky ishte sulmi më i fundit nga grupet iraniane kundër forcave amerikane në Siri ose Irak që janë të angazhuara në operacione anti-terroriste.
- Forcat amerikane kapën një breshëri dronësh dhe raketash të martën mbi Detin e Kuq të gjuajtur nga rebelët Houthi - një grup i mbështetur nga Irani në Jemen - tha Komanda Qendrore e SHBA. SHBA më parë tha se inteligjenca iraniane ka qenë aktive në komplotimin e sulmeve ndaj anijeve komerciale, të cilat kanë nxitur disa linja mallrash t’i drejtojnë anijet e tyre nëpër Afrikë në vend të kalimit më ekonomik përmes Kanalit të Suezit, duke shkaktuar frikë se do të krijojë probleme në zinxhirin global të furnizimit. Irani ka mohuar vazhdimisht se është i përfshirë.
- Gjurma në hartë e paqëndrueshmërisë tani po shtrihet drejt Indisë pasi një cisternë kimike që operonte në Oqeanin Indian u godit nga një dron sulmues iranian të shtunën, 200 milje detare larg nga bregu indian, tha Pentagoni. Irani në mënyrë të përsëriturnuk pranoi se kishte gisht.
— Irani dhe disa nga përfaqësuesit e tij akuzuan Izraelin për vrasjen e një komandanti të lartë të Gardës Revolucionare Islamike në një sulm ajror në një periferi të kryeqytetit sirian Damask. Izraeli refuzoi të komentonte mbi pretendimet, por Garda Iraniane kërcënoi se do të hakmerrej për vrasjen e Seyyed Razi Mousavi, duke thënë se "regjimi izraelit pa dyshim do të paguajë çmimin për këtë krim".