Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, edhe pse nuk ishte kënga e preferuar e jurisë. Me këngën “Zemër n'dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës e po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.
“Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa.
Ndërkohë që juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” në mënyrë disi surprizë shpalli Mal Retkocerin dhe këngën "Çmendur" si fituese të vendit të parë të festivalit.
Në vendin e dytë u rendit Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për Shpat Dedën me këngën përfaqësuese “S’mund të fitoj pa ty”.
Çmimi i Kritikës iu dha Martina Serreqit me këngën “Vetëm ty”, ndërsa çmimi për Deputimin më të Mirë në festival shkoi për Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.