Të enjten, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur e ashtuquajtura ‘Nata e Nostalgjisë’ në kuadër të edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh.
Artistët konkurrues të këtij viti janë ngjitur në skenë për të interpretuar hitet e vjetra ndër vite të festivalit, shoqëruar nga emra të spikatur të muzikës shqiptare.
E në skenë si e ftuar speciale u ngjit edhe e madhja Adelina Ismaili, e cila njëkohësisht këtë vit është edhe anëtare e jurisë.
Ajo riktheu performancën e famshme të edicionit të 35-të të festivalit, ku kishte konkurruar me këngën “E jotja s’jam” në vitin 1996.
E shoqëruar nga kërcimtarë të shumtë në skenë, ismaili riktheu nostalgjinë e vitit kur bëri revolucion me paraqitjen e saj ekstravagante në Festivalin e RTSh-së, e cila është mbajtur mend gjatë.