Një automjet është përplasur me një prej veturave të autokolonës së sigurisë së presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden).
Ky i fundit ka qenë duke dalë nga selia e tij e fushatës dhe teksa po i drejtohej mjetit, ka dëgjuar përplasjen.
Agjentët e Shërbimit Sekret kanë shoqëruar menjëherë presidentin Bajden dhe Zonjën e Parë në limuzinë për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Uilmington.
Makina e cila u përplas me autokolonën, pësoi dëme materiale, ndërsa shoferi që po e drejtonte u rrethua nga oficerët e policisë.