TV LIVE
Nga Rajoni
15 December 2023
E dhimbshme: Kjo është 39-vjeçarja që dyshohet se kreu vetëvrasje në Kosovë

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Batllavë të Besianës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Gazeta mëson se viktima është Valbona Tashefci Maliqi, 39-vjeçare.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët e të ndjerës, të cilët kanë dhënë njoftimin mortor në rrjete sociale.

Ceremonia mortore e të ndjerës do bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e lagjes Retkoceri në Batllavë.

 Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast kanë bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Image

 

 



Të ndryshme
Më shumë