TV LIVE
Nga Rajoni
14 December 2023
Pas 42 vitesh ndryshon Muzeu Historik Kombëtar

Pas 42 vitesh që nga inagurimi më 1981, Ministria e Kulturës me grupet e interesit po diskuton projektin e restaurimit dhe rikonceprtimit të institucionit kryesor kulturor historik në Shqipëri, Muzeut Historik Kombëtar.

Pothuajse aspak nuk do të ndryshojë në pamjen e jashtme të godinës, por nuk mund të themi këtë për hapësirat e brendshme, pasi do të pësojnë ndryshime rrënjësore.

Sokol Muça, drejtor i Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore: Do rikonceptohet, do shtohen sipërfaqet e ekspozimit, do shtohen ekspozitat.

Nuk do të ndahet më në 8 pavione siç është tani, por në 3 shtylla kryesore dhe në 12 ekspozita të përkohshme.

Sokol Muça, drejtor i Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore: Muzeu i ri ka 3 shtylla që janë arkeologji, etnografi dhe letërsi, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën sepse janë pjesë e historisë sonë të pamohueshme. Do sjellin elemente te reja.

Mjë proces delikat është zhvendosja e objekteve me vlerë arkeologjike, e cila është menduar të realizohet në këtë mënyrë.

“Ato objekte do të pastrohen dhe do të paketohen në kutia të veçanta. Do të kalojnë në një pjesë të muzeut deri sa të mbarojë puna me magazinat nëntokë ku do të depozitohen.”

Investimi është dyplanësh me fonde të BE-së, që po ndiqet nga UNOPS, me vlerë 6.4 mln Euro dhe me fonde të Qeverisë prej 19.6 mln Euro, duke kapur vlerën e zbatimit në total prej 26 mln Euro, ndërsa zbatimi i projektit pritet nis vitin e ardhshëm që të zgjasë 4 vite.



Të ndryshme
Më shumë