TV LIVE
Nga Rajoni
30 November 2023
Vritet me armë zjarri 55-vjeçari në Kamëz, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë  për motive ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatos Shupi”, ku  pas një konflikti për motive të dobëta, Maliq Marku, rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri fqinjin, Shefqet Hasën, rreth 55 vjeç.

Po ashtu ai ka plagosur edhe 50-vjeçarin Besim Keça. Ky i fundit është plagosur aksidentalisht në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në spital.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se konflikti mes fqinjëve ka ndodhur për një kanal uji, ku do të vendosej një tabelë dhe secili pretendonte që tabela mos të kapte tokën e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel



Të ndryshme
Më shumë