TV LIVE
Kuriozitete
23 November 2023
PROMOVOHET LIBRI ‘NËN HIJEN E ÇINARIT”, VEPËR E REKTORIT TË PARË AZIS POLLOZHANI 

Në prezencë të ministrit të Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri, ministrit të Drejtësisë z. Krenar Lloga, ambasadorit të RMV-së në Berlin z. Ylber Sela, kolegëve, familjarëve dhe dashamiorësve të fjalës ës shkruar, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u promovua libri ‘Nën hijen e Çinarit’ të rektorit të parë, autorit Prof.dr. Azis Pollozhani. 

Rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri përgëzoi autorin për librin, ndërsa vlerësoi simbolikën e çinarit të Ohrit, si një ndër simbolet e qytetit, ku edhe ai vetë e kalon pjesën më të madhe të verës, njëkohësisht duke falënderuar për informacionet që Pollozhani ndan në libër për historinë e shqiptarëve të Ohrit. 

Recenzentët, profesorët universitar Rizvan Sulejmani, Enver Abdullai dhe Murat Aliu, vlerësuan librin si një mbulesë të vlefshme informacionesh mbi të kaluarën e Ohrit, që për dallim nga Struga, është dukshëm më pak i trajtuar nga shkrimtarët shqiptar. 

 

Profesor Rizvan Sulejmani vlerëson vendin ku fillojnë rrëfimet e Pollozhanit, pikërisht në Çinarin karakteristik të Ohrit, një dru i vjetër simbol i qëndrueshmërisë, lashtësisë dhe historisë së qytetit, dhe banorëve të kësaj ane. 

‘Aso kohe Çinari ishte Agora e Ohrit ku njerëzit sa freskoheshin, aq debatonin, kuvendonin e rrëfenin përjetime sa të dhimshme aq dhe të hareshme, vragët e skalitura në trungun e këtij druri flasin për lashtësinë, degët e lëshuara sa simbolizojnë vajin aq edhe shpresën e gjallërinë që janë hiq më pak se vetë qenia shqiptare, në mesin e shumë kulturave religjioneve e traditave të një qyteti që histioria e ka dënuar të paguaj çmimin e gjeografisë dhe historisë’, tha Sulejmani. 

 

Murat Aliu tha se vlerëson autorët që shkruajnë jashtë profesionit të tyre. 

 

‘Një libër monografik, me një gjuhë stilistike dhe të pasur si dhe me një mjeshtri të madhe interpretuese të fakteve dhe fenomeneve, një tekst origjinal, sepse përbëhet nga rrëfimet e përjetuara vetë, natyrisht duke mos përjashtuar edhe pjesën e tekstit që është rezultat i studimeve të shumta të çeshtjes përkatëse’, tha profesor Murat Aliu. 

 

Autori i veprës Prof. dr. Azis Pollozhani tha se arsyet që e shtynë të shkruaj këtë libër janë dy: shpërngulja si fëmijë e familjes nga Livadhia e Strugës në Ohër viteve 60-ta, ku babai do të shërbente si imam, dhe arsyeja e dytë është se shumica e intelektualëve shqiptarë kanë shkruar dhe shkruajnë për Strugën, dhe shumë pak për Ohrin. 

‘Burim i informacioneve të shkruara në libër janë bisedat e babit me njerëz me emër në Ohër, ndërsa ai më merrte gjithandej me vehte, dhe unë skisha sit ë mos i mësoja. Aty vëreja se bisedat që bënte bababi me këta njerëz, informacionet që ndain nuk kishin të bënin fare me ato historira që i mësonim në shkollë. Ohri pas vitit 1912 kishte trajtim sipas përkatësisë kombëtare dhe fetare, dhe vetëm njëra kombësi trajtohej, të tjerat shkileshin. Asnjëherë në libra nuk mësuam se pesë apo gjashtë anëtarë nga Sanxhakub I Ohrit ishin nënshkrues të deklaratës së pavarësisë në Vlorë, asnjëherë nuk mësuam se Princ i Ohrit para ardhjes së turqve ishte Andrea Gropa, princi arbëror – sundimtar i Ohrit, në vitet 1371 – 1379’, tha mes tjerash Pollozhani. 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri përgëzoi autorin për vullnetin për të shkruar, që paraqet motivim për gjeneratën e re për të shkruar.

 

Organizator dhe moderator i promovimit të librit ‘Nën hijen e Çinarit’ të Prof.dr. Azis Pollozhani ishte profesori universitar Enver Abdullai.



Të ndryshme
Më shumë