TV LIVE
Sport
12 November 2023
 Blerina Zendeli dhe Nuredin Dervishi nga klubi karatesë Uskana nga Kërçova do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në kampionatin evropian.

Nën organizimin e Federatës së karatesë së Maqedonisë së Veriut të shtunën në sallën e sportive “Anton Dimitrov” në Shkup  u mbajt  Kampionati Shtetëror dhe Play off për kadetë junior dhe U-21 ku morrën pjesë nga 4 garues në çdo kategori i cili u mbajt javen që kaloi, pjesmarrësit nga klubi karatesë Uskana nga Kërçova u rradhitën të parët në këtë kampionat. Nga klubi Uskana morren pjesë Blerina Zendeli,  Nuredin Dervishi dhe Anastasija Mingovska. Blerina dhe Nuredini konfirmuan edhe sot se janë kampionë në kategoritë përkatese, qe të dy në disciplinën kata dhe ne kategorinë e kadetëve, ndërsa Anastasija kësaj rradhe nuk pati fat dhe u rradhit e dyta ne kategorine e katave juniore për 0.1 pikë.

  

Të tre garuesit  nga klubi Uskana janë kualifikuar për të marrë pjesë ne Kampionatin Ballkanik qe do te mbahet nga 17-19.11.2023 ne Slloveni, ndersa Blerina dhe Nuredini jane kualifikuar qe të marrin pjesë edhe ne Kampionatin Evropian te karatese per kadete, junior dhe U-21 në kuadër te Reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që do te mbahet nga 9-11 Shkurt te vitit 2024 ne Tbilis te Gjorgjise.


 



Të ndryshme
Më shumë