TV LIVE
Nga Bota
2 November 2023
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Sulmet izraelite në Jabalia mund të konsiderohen si krime lufte

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut për sulmin ajror të kryer të martën nga Izraeli në kampin e refugjatëve Jabalia ka thënë se mund të konsiderohet si krim lufte.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, ka thënë Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në platformën X.

Kampi i Jabalias u trondit nga një shpërthim i madh, duke lënë pas një pamje të tmerrshme.

Fotot e marra menjëherë pas ngjarjes tregojnë disa kratere të mëdha të rrethuara nga ndërtesa të shkatërruara, dhe fëmijë të plagosur dhe të vdekur nën rrënoja.

Ky sulm ka shkaktuar një valë të madhe të reagimeve të ndryshme në komunitetin ndërkombëtar.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e kishte konfirmuar më vonë sulmin, duke theksuar se kishin vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe kishin shënjestruar “infrastrukturën nëntokësore terroriste” poshtë ndërtesave që u shembën.

Gjithashtu, ata kanë njoftuar se po hetojnë raportet e dëmeve kolaterale dhe viktimave jo-luftëtare.

Ky kamp është më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës, dhe pak më shumë se 116 mijë refugjatë palestinezë janë regjistruar atje nga OKB që nga korriku i vitit 2023.



Të ndryshme
Më shumë