KF Shkëndija, komuna e Haraçinës dhe më gjerë sot është në zi, shkruan Open-TV.
Trajneri ambicioz Mervan Iljazi ndahet nga jeta në moshë të re, duke pikëlluar jo vetëm komunitetin sportiv. Por kush ishte në fakt Mervan Iljazi?
Ai ishte nga Haraçina e Shkupit. Karrierën si futbollist dhe trajner e kishte nisur te skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, vijoi te Bashkimi i Lubotenit prej nga kaloi te klubi i vendlindjes-Shkëndija, që garon në Ligën e Tretë-Veri.
I ndjeri Iljazi njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë Shkëndija do ta kujtojë gjithmonë.
Ai ka qenë edhe arsimtar i lëndës së Sportit në shkollën fillore komunale “Skënderbeu” në Haraçin
Faqa Haraçina News njofton se varrimi i Mervan Iljazit do të behët sot (12 tetor) pas namazit të drekës tek varrezat Kodra e Avdylit në fshatin Majancë.