TV LIVE
Nga Bota
9 October 2023
Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 436, në Izrael mbi 700 të vdekur

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 436, thanë zyrtarët palestinezë të hënën, ndërsa Izraeli godet territorin e izoluar me sulme ajrore si kundërpërgjigje e sulmit të Hamasit.

Numri përfshin 81 fëmijë dhe 61 gra, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza.

Rreth 2 mijë e 271 njerëz janë plagosur në Gaza, duke përfshirë 244 fëmijë dhe 151 gra, shtoi kjo ministri.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Izrael është rritur në më shumë se 700, tha të dielën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë