Nga prof. Gafur Ajruli
Gjatë djegjes së lëndëve fosile, qoftë nga automobilat, ose nga tymtarët e lartë gjatë djegjes së qymyr gurit në termoelektranat e ndryshme, lëshon një vargë i materjeve toksike si psh. monoksidi i karbonit (CO), dioksidi i karbonit (CO2), oksidet e azotit, dioksidi isulfurit (SO2), gazi sulfidrik (H2S) , plumbi (Pb) si metal i rëndë etj, por në mënyrë natyral nga këto ndotës së bashku me avullin e ujit në atmosfere krijohen shirat e tharët.
Dioksidi i sulfurit dhe gazi sulfidrik por edh e polutantët tjerë si që është dioksidi i azotit (NO2), kanë aftësi të lidhen me molekulat e avullit të ujit në atmosfere dhe, të japin acide, të cilët acide gjatë transformimit të avullit të ujit në pika të ujit, hynë në përbërjen e tij, duke formuar shira të tharët, të cilat bien në tokë.
H2S--------H2SO3-Acid sulfuror
SO2----------H2SO4- Acid sulfurik
NO2--------HNO3 –Acid nitrik
Në bazë të hulumtimeve shkencore është vërtetuar se shirat e tharët kanë disa veprime në ambijentet jetsore:
1. Shirat e tharët kanë veprim negative ndaj shëndetit të njeriut,
- Shirat e tharët të cilat në vete përmbajn acid sulfuror, acid sulfurik dhe acid nitrik , te popullata humane në bazë të dhënave shkencore është vërtetuar se mund të shkaktojn sëmundje kancerogjene sidomos kancerin e mushkurive, prandaj në të ardhmen për shëndetin e populates humane duhet të mendohet më tepër se” një e mirë me dy të këqija” nuk ka vlerë.
2. Shirat e tharët kanë veprim negative ndaj botës bimore dhe shtazore ,
- Shirat e tharët gjithëashtu kanë veprim negative edhe ndaj botës bimore sidomos ndaj perimeve gjatë kohës së verës përshkakse mund të dëmtojn frytin e këtyre bimëve dhe me këtë ulin produktivitetin, sidomos te bima e domates , ku fryti i kësaj bime menjëherë dëmtohet nga këto shira por në vendbanimet me këtë ndotje të këtyre gazrave, formohen shirat e tharët, shpeshë herë ndëgjojm fjalët “ u gëzuam pse ra shiu por na i dëmtoj bimën e domates , shkoj mundi jonë”. Ky veprim i shirave të tharët i ka detyruar kopshtarët që perimet të cilat janë të ndijshëm ndaj këtyre shirave, ti mbjellin në sera, për të shfrytzuar frytet e tyre.
Shirat e tharët kanë shumë veprim të dëmshëm edhe ndaj bimëve të ndryshme gjethëramse dhe gjethëmbajtëse, sidomos acidi sulfurik mund të shkaktojn dëmtimin e gjetheve duke shkatrruar molekulën e klorofilit dhe në këtë mënyrë paraqitet sëmundja e klorozës ose zverdhja e gjetheve dhe nën veprimin e këti polutanti dhe polutanteve të tjera, mundësohet në tharjen e bashkësive ose biocenzave të tëra, në vendbanimet e ndotura ,
3. Shirat e tharët kanë veprim negative ndaj monomenteve historike të ndërtuara nga guri gëlqeror dhe, mund të dëmtohe rëndë duke shkaktuara problem serioze,
4. Shirat e tharët kanë veprim negative ndaj shtresës së hidrosferës, sepse mund të ndryshojn pH e ujrave prej asaj pH6 në pH9 dhe ky ndryshim i pH në pjesën sipërfaqsore ndikon negativisht ndaj organizmave ujor sidomos ndaj peshqive , por njetë shirat e tharët mund të kenë veprim të dëmshëm dhe ndaj ujrave nëntoksor,
5. Shirat e tharët kanë veprim negative ndaj shtrsës së litosferës, tek tokat pjellore, pra pjesën sipërfaqsore të tokës, duke e ndryshuar pH e saj dhe, ky ndryshim vepron dëmshëm në mugullimin dhje rritjen e bimëve,
6. Shirat e tharët kanë veprim negative ndaj mikrorganizmave në realitet ndaj bakterjeve azotofiksatore të cilët ndodhen në rrënjët e bimve bishtajore,
7. Shirat e tharët në të njetën kohë mund të dëmtojn dhe shtresën ozonike e cila shtres e mbështjell shtresën e atmosferës, duke e mbrojtur nga veprimi i rrezeve ultraviolet (UV), të cilat rreze përshkak të dëmtimit të shtresës ozonilke shumë lehtë mund të depërtojn në rruzullin toksor dhe mund të shkaktojn sëmundjen e kancerit të lëkurës në popullatën humane.
8. Shirat e tharët në vendbanimet e tilla mund të dëmtojn edhe monomentet historike sidomos në qytetet e vjetra antike.