TV LIVE
Kuriozitete
14 September 2023
LARGONI SHISHAT OSE NARGILET, SEPSE DËMTONI SHËNDETIN E JUAJ

Nga Prof. Gafur Ajruli

 Cka janë shishat ose nargilet ?

Shishat ose nargilet sot paraqesin një dukuri shumë të keqe në mesin e të rinjëve, posaqërisht të rinjëve shqiptar, e cili dukuri nuk i shpëton edhe ato moshave të mitura.

 Shishat ose nargilet paraqesin proces të tymosjes së duhanit me shije, i cili realizohet përmes djegjes së qymyrit dhe ftohjes së tymit përmes ujit.

 Shijet e duhanit janë të llojë llojshme duke filluar nga shija e frytave tek ato më të forta me shije të pijeve energjetike të cilat shije mund të shkaktojn dhe, marrë mendje, por nuk bëjnë përjashtim edhe shishat me arom të hashashit.

 Në bazë të hulumtimeve të dhënura nga Organizata Botrore Shëndetsore, tymi i shishave është toksik ose helmues dhe, në bazë të analizave laboratorike është konstatuar se në përbërje të këti tymi, ndodhet sasi e mjaftushme e materjeve kancerogjene dhe helmuse si psh. duhan dhe të gjithë përbërsit e tij, pra katran, nikotin, monoksidi i karbonit, oksidi nitrik dhe metalet e rënda si psh. arseni, plumbi etj., por djegja e qymyrit mundëson rritje të lartë të monoksidit të karbonit.

 Përdoruesit e shishve ose nargilave, mundësojn ekspozimin trupit të tyre ndaj sëmundjeve të ndryshme kancerogjene pra shishat ndikojn në shëndetin e njeriut sipas te dhënurave nga instuticionet e ndryshme mjekësore.

 Konsumuesi apo përdoruesi i shishave gjatë një perdorimi mund të thithë deri në 90,000 mililitra tym, por rreziku nga helmimet me anë të shishave, mvaret nga thellësia e thithjes së saj gjatë një përdorimi, por neqoftse e krahsojm me konsumimin e cigareve, ku përmes një cigareje mund të thithen afër 600 mililitra,në krahasim është shumë i lartë. 

 Pervec përbërsve të lartë përmendur , ndodhen dhe metale të rënda, si që është: arseni, i cili është elment kimik, shumë helmues me shumë forma alotropike. Arseni dhe komponimet e tij, në industrin bujqësore përdoren për prodhimin e pesticideve, herbicideve, insekticideve dhe të helmeve të ndryshme. Gjithashtu shisha përmbajn edhe plumbin si metal të rëndë, i cili është një ndër elementet më helmuese, sepse dëmton rëndë shëndetin e njeriut pra gjatë ekspozimit ndaj këti elementi atëher dëmtimet janë shumë të mëdha në organizëm dhe më së tepërmi, dëmtimet mund të paraqiten në trurë, mëlçi, veshka, sistemin e organeve për shumim, si dhe organin pulsativ - zemr dhe enët e gjakut. Te të rriturit përdorimi i shishave dhe konsumimin e  

plumbit, rrite rrezikun për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, paraqitja e ishemive cerebrale, dëmtimi të veshkave, mëlçisë, dëmtimit të sistemit nervor, etj. 

Konsumimi i shishave shkakton dëme të mëdha dhe në organin pulsativ - zemer të cilën gjë e kanë vërtetuar dhe disa hulumtues të Universitetit të Kalifornisë në krye me Mary Rezk ,asistent në këtë universitet, i cili ka bërë një studim për ndikimin e shishave pas konsumimit, në një kohë pas 30 minutsh, ku ka konstatuar rritje të ritmikës së punës së zemrës, rritje të shtypjes së gjakut, vazokonstukcionin ose ngushtimin e arterieve, hulumtim i cili është botuar në një revistë amerikane për sëmundjet e zemrës, ku në bazë të këtyre te dhënave është konstatuar se shishat ose nargilet shkaktojn:

- Ngushtimin ose vazokonstrukcionin e arterieve, humbje e elasticitetit të tyre dhe, këto dy argument janë si tregues të garantuar për goditje në tru, 

- Rritje të ritmikës së punës së zemrës dhe ate mbi 16 herë më tepër, në një min, nga ajo normalja,

-Rritje të shtypjes së gjakut, si vrasës i heshtur,

- Pervec dëmeve të lartëpërmendura të cilat shkaktohen me anë të konsumimi të shishave, por nga përdorimi i qymyrit për ta nxehur duhanin, atëher me sasi të konsiderueshme lëshohen materje kancerogjene që mund të shkaktojn sëmundje të kancerit, për shkak të lëshuarjes së sasisë së mëdha të monoksid karbonit dhe, materjeve tjera kancerogjene.Matrjet tjera si që janë erzat e duhanit, e idhëtojnë gojën dhe, me këtë rritet rrezikun për paraqitjen e kancerit të gojës,

- Shishat gjithëashtu mundësojn përhapjen e sëmundjeve infective dhe sëmundjeve tjera të ndryshme në mes konsumatorve, kur ata e përdorin në mënyrë të përbashkët dhe, fëmijët e tillë që e konsumojnë në këtë mënyrë shishat janë ata që më së shumti goditen dhe kanë probleme me procesin e frymëmarrjes, 

- Duhani që përdoret tek shishat, e rritë rrezikshmërinë për tu goditur nga shumë sëmundje kancerogjene sidomos nga sëmundja e kancerit të ezofagut, i cili është pjesë përbërse e sistemit të organeve të tretjes, kancerit të lukthit, kancerit të mushkuri ve etj.,

-Përdorimi i shishave te njreriu ka veprim të dëmshëm në procesin e spermatogjenezës dhe oogjenezës, në organet seksuale mashkullore dhe femrore dhe, me këte mund të shkaktojn sterilitet, te personat të cilët janë përdorues të shishave ose nargileve.



Të ndryshme
Më shumë