TV LIVE
Nga Bota
6 July 2023
Xhamia e Larme në Tetovë, atraksion turistik, Valë vizitorësh të huaj ne Xhaminë e Pashës

Xhamia e Larme në Tetovë e cila njihet edhe si Xhamia e Pashës është ndërtuar në vitin 1495, e njëjta është rindërtuar në vitin 1834 nga Abdurahman Pasha. Xhamia është ndër vendet më të vizituara në Maqedoni nga turistë të huaj. Xhamia e Pashës po tërheq kaq shumë vizitorë brenda ditës nga vendi dhe jashtë, për shkak të estetikës dhe artit, ky tempull ka vlerë të lartë historike. Megjithatë ju ftojmë të ndiqni anketën e realizuar me turistët e huaj: 
Pikë së pari duhet ti përshëndes njerëzit e ballkanit, ne kemi ardhur prej Republikës së Turqisë, këtu në Tetovë ka edhe kisha edhe xhamija, dhe ne e kuptojmë se këtu muslimanët dhe të kriteshterët bashkëjetojnë. 

Në këtë Xhami kemi dëgjuar shumë histori dhe kemi ardhur për ta vizituar. Kemi dgjëuar se dy motra nuk janë martuar dhe kan kursyer para per ta ndetuar kete Xhami thotë një Turist. Ky vend është shumë i rëndësishëm. Kam vizituar shumë xhami nëpër botë por asnjëra nuk është aq e veçantë sa kjo Xhami thotë nje vizitorë i huaj.

Me pëlqen ky qytet, është ndryshe nga Turqia dhe Xhamia është shumë e mirë. 

Edhe historiani nga Stambolli i cili punon në një kompani logjistike në RMV, deklaroj që ka vizituar shumë vende në ballkan por nuk ka parë kështu bukuri të lashtë të cilën e kanë lënë pas Osmanlinjt. Xhamia është e vogel mirëpo është shumë e bukur dhe interesante, ai sqaron të kaluarën dhe të tashmen. Kisha kënaqesi të jem pjesë e kësaj vizite thekson për Tv Pollogu-n Historiani nga Stambolli. 
Një tjetër turist nga Turqia gjithashtu tregon se është i nderuar që ka vizituar këtë Xhami dhe që i ka njohur nga afër banorët e qytetit.
https://www.youtube.com/watch?v=VBROi280tss



Të ndryshme
Më shumë