TV LIVE
Nga Bota
5 July 2023
Bien eksportet gjermane në botë

Eksportet gjermane u zvogëluan në muajin maj, treguan të dhënat zyrtare.

Eksportet në muajin maj, sipas të dhënave të korrigjuara sezonale dhe kalendarike, janë ulur me 0.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës kur janë rritur me një për qind.

Nga ana tjetër, importet u rritën me 1.7 për qind, pas një rënie prej 0.1 për qind në muajin e kaluar, raporton reuters.

Kështu, shkëmbimi tregtar në maj tregoi një suficit prej 14.4 miliardë eurosh, 13 për qind më pak se në muajin prill.

Krahasuar me majin e vitit të kaluar, eksportet janë ulur me 0,7 për qind, ndërsa importet për 8,6 për qind, konstatojnë statisticienët.

Eksportet gjermane të mallrave drejt anëtarëve të tjerë të eurozonës u ulën në maj me 1.6 për qind krahasuar me prillin, në 49.2 miliardë euro, tregojnë të dhënat. Dorëzimi në grupin e vendeve të treta shënoi të njëjtën rritje në përqindje.

Destinacioni kryesor për dërgesat e mallrave gjermane ishin SHBA-të edhe në maj, por me një vlerë 3.6 për qind më të ulët se në muajin prill, sipas të dhënave të rregulluara sezonale dhe kalendarike.



Të ndryshme
Më shumë