TV LIVE
Kuriozitete
17 June 2023
SHTAZËT TJERA HELMUSE

SHKRUAN, PROF. DR. GAFUR AJRULI

Përveç shtazëve të lartëpërmendura si shtazë tjera helmuse, në kohën e pranverës dhe verës në vendin tonë janë: grejzat, anzat dhe bletët nga rendi Hymenoptera –Krahëmembranorët, kurse nga Kurrizorët-Vertebrata, rendi Ophidia – Gjarpit,klasa Reptilia- Rrëshqitsit.

Përfaqsusët e këyre shtazve kanë gjëndrra helmuese dhe aparatë për thumbim dhe, pasë kafshimit me aparatin për thumbim hudhin helm nga gjëndrrat helmuese, i cili helm për personat alergjik mund të jetë dhe vdekjeprues por qoftë ky kafshimi edhe nga një grencë, ku gjatë të cilit kafshimi mund të vijë deri te lizimi i shpejtë i elementeve të gjakut , kryesisht lizimi i rruzave të kuqe të gjakut ose eritrociteve, gjatë të cilit procesi mund të çrregullohet përbërja kimike e pigmentit hemoglobin dhe, gradualisht duke shkaktuar një vdekje të shpejtë të pacientit, nëqoftse nuk i jepen barna të grupit antihistaminik.

Në këtë rendë duhet të përmendim dhe grenzat e mëdhaja ose anzat të cilat jetojn të vetmuara ose në bashkësi dhe, ndërtojn fole nëpër strehët e shtëpive, ose në trungje të thata të bimëve drurore, dhe ushqehen me fryta të bimëve, por në kontakt me njeriun munden ta kafshojn dhe ta helmojn me helmin që e tajojn në gjëndrrat helmuese

Mirpo nëqoftse njeriun e kafshojn 4-5 anza të tillë munden t’i shkaktojn vdekjen sepse helmi i tyre është i njetë me helmin e gjarprit. Këto përfaqsus më të rrezikshëm janë atëher kur kafshojn sa ma afër kokës.

Përveç grejzave dhe anzave veprim t njetë kanë dhe bletët , sepse helmi i tyre është i njetë me helmin e grezave dhe anzave, por sidomos duhet të kenë kujdes personat alergjik.

Masat mbrojtëse ndaj këtyre shtazve të cilat shkaktojn sëmundje gjatë kafshimit janë:

- Në fillim është mirë dhe më se e nevojshme ti njohim shtazët e tilla dhe të mos e nënvlersojm aktivitetin e tyre,

- Duhet të dimë se në cilat ambijente jetsore mundemi ti takojm këto shtazë,

- Pas takimit me shtazët e tilla duhet të dimë se si mundemi të largohemi që të mos vijm deri te kafshimi nga ana tyre,

- Duhet të dimë se cilët nga këto shtazë mund të shkaktojn sëmundje infektuese dhe të përhapin smundje në formë të epidemive si që është tifoja e morrave ose smundja e zgjebes,

- Duhet të dimë se si të veprojm pas kafshimit dhe cilat metoda duhet ti përdorimin kundër helmit ,

- Të paraqitemi sa ma shpejtë dhe sa më afër nëpër instuticione mjeksore që të merret ndifma e parë dhe të vazhdohet me terapin e më tutjeshme nën kontroll të mjekve,

- Personat që janë alergjik ndaj helmeve të tilla sidomos gjatë kafshimit nga ana e bletëve dhe grejzave duhet të mbajn barna antialergjik që të mos vijë deri te vdekja para se të arrijm në instuticione mjeksore,

- Më në fund të gjithë qytetarët të tentojn t’i njohin këto shtazë që jetojn në vendin tonë, të ju largohen çdo herë, por rastsisht nëqoftse vjen deri te kafshimi ose infektimit të tentoni t’i përdorim metodat e thjeshta aty për aty dhe sa ma shpejtë të paraqiten në mjekë dhe mos i nënvlersoni me thënjen ” se ska cka më bënë” sepse me këtë veprim e rrezikon jetën e juaj.

Nga tipi i kurrizorve të cilët jetojn në vendin tonë dhe shkaktojn sëmundje të rrezikëshme dhe vdekjepruese janë përfaqsusët e rrëshqitsive-reptilija, ato të rendit të gjarpijve - ophidia.

Në vendin tonë si gjarpi më të rrezikshëm që jetojn janë nepërka dhe gjarpëri i larë. Prej nepërkave më të rrezikshëm që rriten në vendin tonë janë nepërka ose gjarpëri i shullanit - Vipera ammodytes, i cili ka ngjyrë të trupit gri në të errët dhe me një brir në maje të kokës, me gjatësi të trupit prej 60cm.

Kurse si përfaqsus tjetër i kësaj gjinie që jeton në vendin tone është nenpërka me shirita me ngjyrëtë kaftë në trupë në formë zigzage ose me trup të larmë-Vipera berus ,me gjatësi të trupit 50-60cm.

Këto dy lloje të gjarpijve që jetojn në vendin tonë janë helmues dhe, në nofullën e sipërme kanë dy dhëmbë helmues tekodont, të cilët përshkohen me nga një kanal dhe lidhen me gjëndrrat helmuese të cilat ndodhen të vendosura në qiellzën e epërme të gojës.

Kur gjarpërit e këtyre dy llojeve shohin rrezikë se mund t’i sulmoj dikush, atëher e hapin gojën dhe me një mekanizëm të eshtrave, i vendosur në nofullën e sipërme mundësojn çvendosjen e dhëmbëve drejtë përpara ose jashtë gojës, dhe në këtë momentë e thumbojn ose kafshojn njeriun duke i hedhur helm në vendin e kafshuar. Helmi që hudhet ose injektohet mundet të shkaktoj reakcione alergjike hemolizuese dhe, në të njetën kohë ky helm vepron ndaj sistemit nervor dhe mundëson paralizimin e tij. Përveç që vepron ndaj këtyre sistemeve vepron edhe ndaj qendrës për frymarrje dhe ate duke e bllokuar, në të njetën qendrën për rregullimin e punës së zemrës dhe në shumë qendra tjera vitale.

Çka duhet të bëjmë pas kafshimit nga gjarpërit ?

Me një here pasë kafshimit duhet ta lidhim pjesën e trupit sa ma afër vendit të kafshuar, dhe në këtë mënyrë pengojm që helmi të depërtoj shpejtë në zemër, pastj qahet vendi ku duken dy vrimat e dhëmbve me ndifmën e një brisku në formë të kryqit. Plaga e qarë pastaj shtrydhet fortë që helmi të rrjedhë së bashku me gjakun, mirpo nëqoftse jemi të sigurt se nuk kemi plagë në gojë dhe ndonjë dhëmbë të prishur mundemi ta thithim helmin dhe ta hudhim me anë të pështymës.

Pas këtyre veprimeve duhet sa ma shpejtë të paraqitemi në mjekë që të merret ndifma e specializuar dhe, të shpëtohet nga ky rrezikë, se për ndryshe vdekja është e sigurtë. Gjatë kafshimit të gjarpërit duhet të kemi parasyshë se sa ma afër kokës të jetë kafshimi aqë më i madhë është rreziku për tu shkaktuar vdekja.

PRANDAJ POROSIA E FUNDIT NGA TË GJITHË ATO QË MERREN ME HULUMTIMIN E KËTYRE SHTAZVE ËSHTË: RESPEKTONI RREGULLAT NDAJ KËTYRE SHTAZVE HELMUESE QË MOS E VENI JETËN NË RREZIK



Të ndryshme
Më shumë