TV LIVE
Kuriozitete
6 June 2023
NGA PROF. GAFUR AJRULI: SHTAZËT TË CILAT MUNDEN TË SHKAKTOJNË SËMUNDJE TE NJERIU GJATË KOHËS SË VERËS

Nga shtazët që mund të shkaktojn sëmundje te njeriu gjatë kohës së verës, janë disa përfaqsues nga tipi ARTHROPODA ose Këmbësegmentuarve, ku si më të rrezikshmë për popullatën humane, gjatë kësaj kohe janë disa përfaqsues të grupit të CHELICERATEVE.

Nga grupi i Chelicerateve më të rrezikshëm për njeriun në kohën e verës janë disa përfaqsues të merimangave, akrepave, sarkobeve dhe rriqnave të cilat shtazë jetojn në vendet e thata, a rrallë mund ti takojm në vendet me lagështi. Në trupin e tyre sidomos në pjesën e përparme të kokës ndodhen cheliceret që lidhen me gjëndrrat helmuese,kurse këto me aparatin për thumbim, ku përmes të cilit aparati mundësohet hudhja e helmit, ose thithja e gjakut te sisorët dhe hudhja e bacileve të ndryshme përmes të pështymës ku mund të shkaktojn dhe sëmundje të ndryshme infektve.

Thumbimi nga ana e këtyre shtazve mund të jetë i padëmshëm por me dhimbje të madhe ose i dëmshëm dhe i përcjellur me një vargë simtomesh alergjike që mund të mbarojn dhe me vdekje. Me rastin e thumbimit nga ana e këtyre shtazve duhet që vendi i thumbuar të shtrydhet dhe ta lyjmë me pështymën tonë sepse në pështym ndodhet enzimi lizozin i cili mundëson zbërthimin e helmit. Mirpo pas këti intervenimi sa ma shpejtë duhet të drejtohemi te mjeku që të mos komplikohet situata dhe, sa ma shpejtë të merren barnat si që janë antihistaminkët.

Nga përfaqsusët e merimangave duhet të përmendim merimangën e zezë ose vejushja –LATHRODECTUS TREDECIMUTTATUS , e cila ka madhsin e kokrrës së bizeles, me mbulesë kadifeje me ngjyrë të zezë me 13 pika të vogla të kuqe. Bënë fole në tokat fushore, mirpo gjate thumbimit me vështirsi të madhe e thumbon njeriun sepse cheliceret i ka të vogëla, mirpo pas thumbimit, helmin e ka shumë të fuqishëm dhe vdekjeprues nëqoftse nuk paraqitet në mjekë.

Njeriu nga kjo merimangë mundet të thumbohet nëqoftse në kohën e verës ulet mbi folen e tyre nëpër ara ose livadhe dhe gjatë mbledhjes së barit dhe transportit të tij.

Helmi i kësaj merimange vepron drejtë për së drejt në sistemin nervor dhe, i shkakton njeriut ngrqë të muskujve tërthorovijor tek gjymtyrët dhe në bark duke i forcuar ato në form të dërrasës.

Te personat pas kafshimit paqiten djersë të ftota, dhimbje koke ,marrje mendësh dhe vjellje, por nëqoftse njeriu i kafshuar nga kjo shtazë dhe me këto simptome nuk merrë ndifmë brenda 1-2 ditë atëher vdekja është e sigurt, prandaj këshillat popullës në këto rastedhe me këto simptome të paraqitet sa ma shpejt te mjeku.

Mirpo përvec merimangave gjatë sezonës së verës duhet të kemi kujdes edhe nga akrepat dhe, me rëndësi është të përmendim SCORPIA FLAVICAUDATA , i cili në pjesën e pasme të trupit e kame ngjyrë të verdhë, pedipalpet i ka me masha të mëdha, jeton në vende të thata, nën gurë, me gjatësi deri në 7cm, kanë aparat për thumbim në pjesën e pasme të bishtit në telzon, i lidhur me gjëndrrën helmuese, kurse kafshimi përcjellet me dhimje të mëdha por helmi nuk është vdekjeprus. Egzistojn dhe përfaqsus tjerë por rrezikshmëria është e njetë.

Nga grupi i sarkobve do të përmendim sarkobin e zgjebes- SARCOPTES SCABIA, i cili parazit ka dimenzione shumë të vogla dhe ate 0.4 mm, paraziton nënlëkurë te njeriu duke hapur tunele ose kanale, me anë të chelcereve ose mund të jetoi dhe në kanalet venerike. Nëpërgjithsi vendoset në vendet me indë adipoz ose dhjamor dhe, ate në organet seksuale, nën sqetull, midis gishtave etj.

Gjatë depërtimit nënlëkur mundëson infektim me krijim të puqrrave, të cilat puqrra për s hkakë të ngacmimi nga qelizat nervore shkaktojn kryerje të forta sidomos gjatë kohës së mbramjes.

Ky parazit te njeriu shkakton sëmundjen e zgjebes-scabies e cila sëmundje është infective dhe shumë shpejtë mundet të përhapet në mënyrë epidemike. Nëqoftse vjen deri te përhapja atëher njerzit e tillë izolohen ose i nënshtrohen karantinës, teshat e tyre pa tjetër duhet të lahën në temperaturë të lartë, trupi i tyre duhet të pastrohet më shpejtë dhe të lyhet me krem të pasur me sulfur deri në momentin kur të shërohen kurse shërimi me rastin e infektimit me parazitin e zgjebes zgjat më pakë se një mujë.

Përveç merimangave dhe sarkobit të zgjebes nga heliceratet është mirë të përmenden edhe rriqnat të cilët gjithëashtu janë ektoparazit që jetojnte te gjitarët por më tepër te qentë por munden të parazitojn edhe te njeriu duke u ushqyer me gjakë nëpër mesë aparatit për thumbim dhe thithje. Përfaqsus shumë I rëndësishëm është rriqna e qenit –IXODES RICNUS, e cila gjatë thumbimit përvec që thithë gjakë nga qeni dhe gjitarët tjerë, por edhe nga njeriu , me anë të pështymës së sajë mund të hudhë një bacil që shkakton smundjene TULERAMISË, i cili bacil mund të ruhet në trupin e rriqnës me vite. Simptomet e kësaj sëmundje janë të njeta me atë murtajës dmth. njeriu nuk vdes por ka dhimbje të forta , temperaturë të lartë dhe dhimbje me dobsim muskujsh, por nëqofse nuk merren masa me këto simptome situata mund të përkeqsohet dhe të vijë deri te vdekja.



Të ndryshme
Më shumë