TV LIVE
Sport
30 May 2023
Vëllazërimi i Kërçovës i pafat në short, Osogova dhe Novaci në Ligën e dytë!

Vëllazërimi i Kërçovës i pafat në short, Osogova dhe Novaci në Ligën e dytë,nga KF Vëllazërimi  nëpërmjet rrjeteve sociale kan njoftuar se kryetari i klubit RUZHDI ALIU, anëtari i kryesisë XHEVDET DALIPI dhe Arif Alimi, kan dhënë dorëheqje për arsye të mossuksesit të arritur dhe  inkuadrimin në LIGËN- II të RMV.

Njoftimi i plot nga KF Vëllazërimi në Facebook:

Të nderuar simpatizantë të Klubit dhe ju Kërçovarë!
Fatkeqësisht edhe sot në shortin e organizuar nga FFM-ja, dolëm të pafat!

Ju njoftojmë se Në mbledhjen e mbajtur sonte, kryetari i klubit RUZHDI ALIU, anëtari i kryesisë XHEVDET DALIPI dhe Arif Alimi, japin dorëheqje për arsye të mossuksesit të arritur dhe qëllimit tonë të vetëm inkuadrimin në LIGËN- II të RMV.

Kryetari i klubit Falenderon të gjithë ato që deri më sot i kanë ndihmuar klubit dhe të gjithë ato të tjerët që si kanë NDIHMUAR!
Falenderojmë të gjithë futbollistët për kontributin e dhënë për gjatë gjithë kampionatit!
Në mbledhjen e radhës që do të mbahet në vijim do të shihen të gjitha mundësitë dhe alternativat për të vazhduar mëtutje.
#VëllazërimiMbiTëGjitha



Të ndryshme
Më shumë