Nga prof. Gafur Ajruli
Kokrrat e polenit ose alergogjenet, paraqiten si në formë të pluhrit, në kohën e pranverës, të cilat prodhohen nga gametangjet mashkullore ose thekët (andrecium) dhe, paraqesin mikrogametofitin.
Kokrrat e polenit, zakonisht kanë formë të rrumbullakët ose ovale, madhësia 2-250 μm, por si karakteristik themelore e tyre është morfologjia e tyre dhe përbërjen kimike.
Kur kokrra e polenit bien në organin seksual femror- pistil (ginecium), në realitet në krezë të pistilit, gjatë kohës me lagështi, atëher lëshohen një sërë materjesh kimike të cilat lidhen për kokrrave e polenit dhe formojn alergogjene, të cilat alergogjene të formuara nga bimët e ndryshme, te njeriu mund të shkaktojn reaksione të ndryshme alergjike të cilat reaksione mund të klasifikohen, si reaksone alergjike të dobëta ose forta, por mëvarsisht prej imunitetit të njeriut.
.
• Llojet bimore me shkallë të lartë të alergjisë
Bazuar në hulumtimet e ndryshme, përqendrimi i kokrrave të polenit ose alergogjeneve ndryshon në vendbanimet e ndryshme jetësore, pra mëvarsisht prej stinve të vititi dhe kushteve klimatike të vendbanimeve jetësore.
Gjatë kohës së pranverës alergogjenet mund të arrijn vlerat maximale, sidomos gjatë kohës së pranverës së hershme ku mbizotrojn alergogjenet e bimëve të pemve dhe shkurreve, dhe në këtë kohe përqendrimi i kokrrave të polenit nga këto bimë arrin vlerat maksimale.
Në fillim të verës alergogjenet e arrin vlerën maximale nga mbulasa bimve barishtore të livadheve dhe kullotave të përhershme, kurse gjatë stineës verë – vjeshtë, alergogjenet e arrinë vlerën maximale nga barat e këqi.
Në baza të shkencës së palinologjisë ose shkencës mbi polenin, alergogjenet mund të klasifikohen në tre grupe:
Ø Alergogjene të forta,
Ø Alergogjene të moderuara.
Ø Alergogjene të dobëta.
Si bimë më të rëndësishme në vendin tonë që kanë intenzitet më të lartë, në krijimin e kokrrave të polenit ose alergogjeneve në kohen e pranverës janë:
1. Bima e shelgut të bardhë-Salix alba,
2. Bima e shelgut vajtues-Salix babilonica,
3. Bima e arrës-Juglans regia,
4. Lloje të bimëve të gjinis dushkut- Qercus sp.,
5. Llojet e bimëve të gjinis së ahaut - Fagus sp.,
6. Llojet e bimëve të gjinis së pishave –Pinus sp.,
7. Shumë bimë barishtore të familjes zhabinore - Ranunculaceae
8. Shumë bimë të familjes së drithrave – Poaceae
9. Shume bimë të familjes trandafilore- Rozaceae etj.
10. Shumë bimë të familjes qumshtoreve-Euphorbiaceae,
11. Shumë bimë të familjes së fluturorve- Fabaceae.
12. Shumë bimë të familjes kaptinore-Asteraceae,
13. Shumë bimë të familjes zambakore-Liliaceae,
14. Shumë bimë të familjes salepore-Orchidaceae,etj.
• Largimi i bimëve alergjike
Në bazë të eksperincave të kaluara mund të vërtetojm se si mënyrë më e mirë e largimit të tyre është metoda mekanike me anë të kositjes, e cila përvoj e kaluara ka treguar se është më e mira, por është edhe më e vështira, por përmes kësaj metode mund të bëjmë largimin e një numri të madhë të bimve barishtore të cilat kanë veprim të lartë alergjik përmes alergogjeneve të tyre.
Në bazë të kësaj metode me rëndësi është kositja e barit sa ma shpeshë dhe në mënyrë të rregullt në një sipërfaqje të madhe të gjelbërt sidomos afër zonave urbane për shkak të mbrojtjes së popullatës nga alergogjenet të cilat mund të lirohen gjatë procesit të polenizimit dhe plenimit të bimëve.
Ky aktivitet i kositjes së livadheve afër zonave urbane më shpeshë mundëson zvoglimit e reaksioneve alergjik të shkaktuara nga alergogjent afër vendbanimeve jetësore, posaqërisht të bimëve të cilat llogareiten si barna të këqi.
• Masat parandaluese kundër alergjive
Gjatë periudhës së pranverës ose gjatë rritjes së sasisë së kokrrave të polenit ose alergogjeneve, qytetarët të cilët vuajn nga reaksionet e ndryshme alergjike të shkaktuara nga alergogjenet duhet të zbatojn këto masa mbrojtëse:
1. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të mbajnë maskë sa herë që ekspozohen në ambijentet e tyre jetsore, ose gjate udhtimit jashtë vendbanimit ku jetojn.
2. Personat alergjik duhet të mbajnë syza dielli dhe kësul gjatë daljes në ambijentet e hapura,
3. Rekomandohet larja e flokëve çdo mbrëmje, sepse kokrrat e polenit ose alergogjenet mbëlidhen në qimet e flokëve.
4. Përqendrimi më i lartë i alergogjeneve është gjatë orëve të mëngjesit, sidomos gjatë ditëve me dillë dhe erë, prandaj gjatë këtyre ditëve për këtë arsye personat alergjik nuk duhet ti ajrosin dhomat e tyre,
5. Duhet ti ndjekim institucionet përkatëse për sasin e përqëndrimit të alergogjeneve në ato ambijente jetësore, sidomos duhet ditur kohën e vegjetimit të llojeve të tilla bimore ndaj të cilave mund të jenë alergjik, pra duhet të dimë kalendarin e paraqitjes se procesit të pjalmimit, për ato lloje bimore ndaj të cilave jemi alergjik, sidomos gjatë kohës me djellë dhe erë,
6. Personat të cilët janë alergjik ndaj polenit duhet tu largohen ecjve në natyrë gjatë kohës së vegjetimit të atyre bimeve ndaj të cilave janë alergjik, sidomos gjatë kohës me djellë dhe erë,
7. Duhet të largohen nga vendbanimet ku kemi bërë kositjen e barit nëpër livadhe të ndryshme,
8. Për shetitje duhet të zgjedhin ditët me shi, pra pas shiut të dalim në natyrë sepse atëher sasia e polenit është më e ulët,
9. Dritaret e banesave ku jetojm duhet të jenë të mbyllura, kurse shtrati të jetë i mbuluar me mbules,e cila do të ndikoj kundër alergogjeneve,
10. Të lëshojn kondicionerin për pastrimin e ajrit në banesë, ta ftojhin dhomën dhe të bëjnë tharjen e ajrit,
11. Nuk lejohet që në kohën e vegjetimit të bimëve personat me reaksione të larta alergjike të thajnë teshat në vendbanimet e tilla,
12. Nëqoftse mbajnë kafshë te vogla (qenë dhe macja) duhet t’i pastrojn, çdo herë pasi t’i kenë lëshuar në ambijente të tilla gjatë kohës me intenzitet të lartë të polenit,
13. çdo herë duhet të merret terapi e rregullt, e përshkruar nga mjeku alergolog,