Të premten do të fillojnë regjistrimet për garën e parë atletike, e cila do të organizohet në Kërçovë nga K.A. Uskana – Kërçovë.Ideja e organizatorit është të inkurajojë sa më shumë të rinjtë që të kyçen në garat atletike, por edhe të promovojë sportin si një mënyrë efektive për të shfrytëzuar kohën e lirë dhe një jetesën e shëndetshme tek të rinjtë.
E gjithë ideja nisi vitin e kaluar nga një grup entuziastësh të vrapimit të cilët marrin pjesë në shumë gara atletike, të cilët pyetën se pse Kërçova nuk duhet të përfshihet në hartën e qyteteve atletike në Maqedonin e Veriut, thonë organizata.
Sipas tyre, kështu ka nisur kjo ide, e cila tash është para realizimit, ku kanë njohtuar se më 5 maj do të bëhet regjistrimi për garën e parë të atletikës në Kërçovë në 5 km e 10 km, e cila do të mbahet më 29 Tetor të këtij viti.
Qëllimi, siç thonë ata, është të inkurajojmë sa më shumë njerëz që të vendosin të regjistrohen dhe të bëjnë garën e tyre të parë, për të ndjerë të gjithë bukurinë e vrapimit si sport.
Vitet e fundit, atletika është bërë një sport gjithnjë e më tërheqës për të rinjtë falë klubeve dhe sportistëve ambicioz që po përpiqen të theksojnë vendin e rëndësishëm të atletikës mes sporteve.