TV LIVE
Sport
11 April 2023
Klubi i Karatesë Uskana - Kërçovë kthehet me medalje nga kampionati shtetëror në karate

Klubi i Karatesë Uskana - Kërçovë më i suksesshëm në Kampionatin shtetëror të karatesë qe u mbajt në Kriva Pallank për femijë të moshës 10-13 vjeçë ku morrën pjesë garues më cilësor nga të gjitha klubet e shtetit tonë në mesin e të cilëve edhe garuesit e klubit te karatese "Uskana"-Kërçovë: Jana Aleksoska, Veron Dervishi, Joana Kojceska, Kaja Mingovska dhe Sara Alimi, të udhëhequr nga trajneri i tyre Prof. Nexhbi Dervishi dhe arritën këto rezultate:

Vendet e para: 1. Jana Aleksoska( kumite femrat 10 vjeçe -34 kg);

2. Veron Dervishi( kata meshkuj 12 vjeç);

3. Kaja Mingovska( kata femrat 12 vjeçe);

4. Sara Alimi( kata femrat 13 vjeçe;

 5. Sara Alimi( kumite femrat 13 vjeçe -54kg);

6. Ekipa e përbërë nga Joana Kojceska, Kaja Mingovska, Sara Alimi+ Jana Aleksoska ( kata ekipore për femrat 12-13 vjeçe).

Vende te dyta: 1. Joana Kojceska( kata femrat 12 vjeçe);

 2. Kaja Mingovska( kumite femrat 12 vjece +50kg);

Vende te treta: 1. Veron Dervishi( kumite meshkuj +52 kg).

Në bazë të rezultateve të arritura Klubi i Karatesë "Uskana" nga Kërçova u zgjedh klubi me i suksesshëm i këtij kampionati me gjithsej 9 medalje të fituara prej të cilave 6 të arit, 2 të argjentit dhe 1 të bronzit. Vlen të theksohet se ky kampionat ishte perzgjedhës për Kampionatin ballkanik për fëmijë që do të mbahet prej 26-28.05.2023 në Bar të Malit të Zi ku 4 garuesit me të mirë të çdo kategorie do të kenë të drejtë pjesmarrjeje.

Të  gjithë garuesit e klubit te karates "Uskana" që dje morën pjesë në kampionatin shtetëror për femijë e që ishin fitues në kategoritë përkatëse, janë pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë dhe do të udhëtojn për në Bar për të përfaqësuar shtetin tonë. Në ketë kampionat ishte e deleguar për referim edhe trajnerja e klubit te karatese "Uskana", zonja Jetmira Dervishi.



Të ndryshme
Më shumë