TV LIVE
Nga Bota
11 April 2023
Turqia prezanton aeroplanmbajtësen e saj të parë

Turqia prezanton aeroplanmbajtësen e saj të parë “TCG Anadolu”, i cili do të transportojë kryesisht helikopterë dhe dronë.

“Kjo anije do të na mundësojë të kryejmë operacione ushtarake dhe humanitare në çdo cep të botës,” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e inagurimit në Stamboll. Aeroplanmbajtësja është një simbol “që do të konsolidojë pozicionin e Turqisë si udhëheqëse rajonale”.

Anija është 232 metra e gjatë, 32 metra e gjerë dhe mund të strehojë 1400 vetë.

Modifikim pas sanksioneve të SHBA-së

Fillimisht Turqia dëshironte të përdorte anije avionë luftarakë të tipit F-35B nga SHBA-ja, të cilët mund të ngrihen nga pista më të shkurtra dhe, në parim, edhe nga TCG Anadolu. Por projekti u desh të ndryshohej, sepse SHBA e përjashtoi Turqinë nga programi i saj F-35.

Arsyeja për këtë ishte blerja nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400. Si rezultat TCG Anadolu u desh të modifikohej. Aeroplambajtësja është prodhuar nga një konsorcium turko-spanjoll në një kantier detar të Stambollit.

Përveç helikopterëve Turqia dëshiron të lëshojë nga anija edhe dronë ushtarakë pa pilot Bayraktar TB3 dhe Kizilelma të prodhuar nga kompania turke e armatimit Baykar. Nga aeroplanbajtësja mund të ngrihen edhe avionë të lehtë sulmues Hürjet. /DW



Të ndryshme
Më shumë