TV LIVE
Nga Rajoni
19 March 2023
“Pajtimi publik është arritur”, Kurti: Vuçiç po i ikën nënshkrimit, unë nuk hezitoj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se shkoi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të nënshkruar marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Deklaratën, Kurti e dha për mediat në Ohër, pasi negociatatat me Vuçiçin zgjatën mbi 11 orë.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, ashtu si në 27 shkurt në Bruksel, Vuçiç iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, ashtu si në 27 shkurt në Bruksel, Vuçiç iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëvershjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njësoj si në takimin e kaluar në 27 shkurt në Bruksel, po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes, edhe me aneks. I takon Bashkimit Evropian që të gjejë mekanimzin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme. Sa për aneksin e zbatimit, do të publikohet në ndërfaqen e BE, aty do ta lexoni dhe do ta kuptoni se çfarë ka dhe se çfarë nuk ka. Për faktin që nuk është nënshkruar, nuk ka ujdi. Unë e theksova se pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikën nënshkrimit, që do e bënte marrëveshjen të detyrueshme. Ne kemi qenë të gatshëm më 27 shkurt, jemi të gatshëm edhe tani.

Vetëqeverisje e serbëve? Nuk është vetëqeverisje, po vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. E angazhohem për të gjithë pakicat, jo vetëm serbët. Ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuad të vetëmenaxhimit, do udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cënim. Asociacioni? Aty thuhet urgjent të nisin bisedimet dhe angazhimin për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitet serb. Janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej. Ka rend kronologjik, nuk ka hierarki logjike apo vlerore, dhe ne kësaj do i përmbahemi. Kushtetushmëria ligjshmëria, janë parime bazë që I respektoj. Përmes tyre iu shërbej të gjithë qytetarëve. Është platformë solide për të ecur para. Nuk hezitojmë, nuk frikësohemi. Si kryeministër kam qenë io gatshëm të nënshkruaj. Zotohem me nënshkrim, nuk hezitoj, nuk iki, por guxoj.”, theksoi ai./abcnews.al

 



Të ndryshme
Më shumë