TV LIVE
Kuriozitete
15 March 2023
ARSIMI NË DISTANCË, ANËT POZITIVE DHE NEGATIVE

 

  1. ARSIMI

 

Nocioni arsim ka të bëj kryesisht me procesin e përvetësimit të diturive, shkathtësive, shprehive si dhe me ndikimin e tij në formimin e njeriut.

Me arsim kuptojmë një veprimtari të organizuar që synon përvetësimin dhe zotërimin e sistemit të fakteve dhe përgjithësimeve shkencore, të diturive nga fusha të ndryshme të shkencës dhe artit, të prodhimit dhe të teknikës si dhe formimin mbi bazë të atyre diturive të reja, të shkathtësive dhe shprehive, intelektuale, kulturore, shëndetësore, punuese, etj. (Kadriu, 2019)

Arsimi – arsimimi është një proces i dyanshëm i cili nuk nënkupton procesin e bartjes së njohurive dhe të vlerave të individit që arsimohet por edhe procesin e përvetësimit aktiv, të vetëdijshëm dhe kritik të atyre njohurive dhe vlerave nga ana e subjektit në procesin e edukimit. Këto dituri që arrihen në procesin e arsimit nuk duhet të jenë të pa sistematizuara e parciale, por duhet të jenë të lidhura në një sistem të plotë. (Kadriu, 2019)

Arsimi është kategori e dytë pedagogjike, është një pjesë përbërse e edukimit dmth: përmbajtjet arsimore synojnë realizimin e procesit të edukimit. (Kadriu, 2019)

Arsimi është një faktor shumë i rëndësishëm për emancipimin e njeriut dhe të shoqërisë të prodhimtarisë dhe jetës në përgjithësi.

Arsimi është nevojë e të gjithëve dhe bashkë me edukatën synon formimin e njeriut kreativ e të vetëdijshëm për ardhmërinë e tij.

Pa arsimim solid nuk mund të bëhet udhëheqja me proceset bashkëkohore teknike – teknologjike që imponohen si domosdoshmëri, si që janë:

  • Zhvillimi intensiv industrial
  • Kompjuterizimi
  • Informatika
  • Robotika
  • Interneti

Arsimi është nevojë elementare e jetës së njeriut, është pjesë e pandashme e tij i cili e përfshin tërë jetën e njeriut. I arsimuar është ai njeri i cili mund të mendoi për atë që e ndien ta thotë atë që e mendon dhe ta di atë që e thotë. Arsimi është një mbrojtje e hekurt kundër çdo propagande të huaj, ai e mbron lirinë më mirë se sa një ushtri dhe e ngre lartë vetëdijen kombëtare. Arsimi ndikon në zhvillimin e trupit të mendjes dhe të zemrës. (Kadriu, 2019)

Rëndësinë e arsimimit që ka për individin dhe për shoqërinë e shpjegoi qartë edhe filozofi kinez Kuan Cu me këto vargje:

  • “ Të mendosh për një vit përpara mbille grurin “
  • “ Të mendosh për 10 vjet më përpara mbilli fidanët “
  • “ Të mendosh për 100 vjet më përpara arsimohe popullin “
  • “ Ta mbjellësh farën një herë, do ta korrësh vetëm një herë “
  • “ Ti vjelësh pemët, do të vjelësh fryte dhjetëra herë, po e arsimove popullin do të vjelësh gjithë herë “ (Kadriu, 2019).

“ I arsimuari ndryshon aq shumë nga i paarsimuari, si i gjalli nga i vdekuri “. Në këtë kontekst shkolla na paraqitet si vatër më e rëndësishme që përgatit dhe formon personalitetin e nxënësit, i cili, në të ardhmen, do të jetë i gjithanshëm në kryerjen e aktiviteteve të shumëta jetësore. (Ismaili, 2019)

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë shumë çka përkufizohet shumë çka përkufizohet ndryshe. Në këtë kontekst shkohet deri në atë skajshmëri që personaliteti i mësimdhënësit të zëvendësohet “ me një robot “ e shoqëria e tërë do të arsimohet robotizimit. Ky fenomen i skajshëm e harron pjesën më të rëndësishme të procesit edukativo – arsimor. Harron pjesën e formimit të personalitetit që kërkon përkushtim emocional. E këtë nuk mund ta arrijë asnjë makineri përpos mësimdhënësit, i cili vepron dhe realizoet vetëm në institucionin shkollë. Në këtë kontekst Platoni flet për rëndësinë e mësimdhënësit: “ Shteti nuk do të dëmtohet shumë nëse ka këpuctarë të dobët, vetëm athinasit do të mbathen dobët, mirëpo nëse edukatorët e brezit të ri nuk i përmbushin obligimet e tyre si duhet, atëherë do të formojnë brezin e të paditurve, të shpirtligjve që do ta shkatërrojnë ardhmërinë e atdheut “. Andaj mund të themi se aplikimi masovik i teknologjisë bashkëkohore në arsim ndikon dukshëm në ndryshimin e vendit dhe rolit të mësimdhënësit, po në asnjë mënyrë nuk mund edhe ta zëvendësojë atë. (Ismaili, 2019)

 

 

I.1 ARSIMI NË DISTANCË

 

Arsimi në distancë, me ndihmën e teknologjive, e ka fillimin me shpikjet themelore të elektricitetit dhe në teorinë e fushës elektromagnetike. Në shekullin XX kërkesat në rritje për komunikim çuan në teknologji të reja, mjete të komunikimit për largësi të mëdha dhe shumë të mëdha. Ndërkohë që ne ecim nëpërmjet epokës së teknologjisë së informacionit, arsimi nuk mund të jetë imun ndaj këtyre ndryshimeve. Tashmë komunikimi në distancë ka marrë një përmbajtje të re edhe në fushën e mësimdhënies. Fillet e arsimit në distancë i gjejmë në shekullin XX, përkatësisht në vitin 1963, kur ish- kryeministri i Anglisë, Wilson, kishte hedhur idenë e krijimit të “universitetit në ajër”. Me shpikjen e internetit, mundësia për të analizuar, vlerësuar e komunikuar mesazhe, në një larmi të madhe formash, fillon përfshirja e kompjuterëve në veprimtaritë mësimore, e mësimdhënies së përshkruar me teknologji. Brenda pak vjetësh, mësimdhënia e menaxhuar nga kompjuteri dhe mësimdhënia e ndihmuar nga kompjuteri po shtohen gjithnjë e më shumë, nga fakti se të gjitha mënyrat e mësimdhënies në shekullin 21 shfrytëzojnë ndonjë mjet teknologjie. Brenda pak vjetësh, teknologjia kompjuterike për përdorime arsimore, mësimdhënies së përshkruar në teknologji, ka marrë një shtrirje të jashtëzakonshme. Po kështu mundësitë për mësimdhënien e ndihmuar nga kompjuteri po shtohen gjithnjë e më shumë (Willams, 200). ( https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads, 2021)

 

 

  1. MËNYRAT E REALIZIMIT TË ARSIMIT NË DISTANCË.

 

 Arsimi në distancë është proces i mësimdhënies nga largësia, që realizohet nga mësimdhënësi nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, në mënyrë sinkrone, si grupe trajnimi virtuale, komunikime në kohë reale (chat), platformën ZOOM dhe vidiokonferencat, ku të gjithë nxënësit, në të njëjtën kohë, marrin pjesë në diskutim dhe përfitojnë nga diskutimi në grup me nxënësit e tjerë. Interaksioni personal është i rëndësishëm për një klasë online. ( https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads, 2021)

Platforma online u lejon nxënësve të “dëgjojnë” pyetjet dhe përgjigjet, u ndihmon të gjithëve të kuptojnë më mirë dhe i inkurajon që të parashtrojnë pyetje tjera, si dhe në mënyrë asinkrone, ku secili nxënës ka qasje në mësimin elektronik, si e-mail, programe interneti ndëraktive dhe shkarkimi i materialeve audio ose video, por kohën e inkuadrimit e përcakton vetë dhe punon sipas ritmit të tij, pra nuk e ndien presionin e kohës. Të mësuarit online në distancë, përveç në mënyrë sinkrone dhe asinkrone, ofrohet edhe si mësim hibrid (i përzier), alternim i mësimit të drejtpërdrejtë dhe atij online, me ndërmjetësimin e teknologjisë, ku mësimdhënësi dhe  nxënësit ndodhen në largësi një pjesë të kohës. Kjo mënyrë praktikohet në arsimin profesional dhe arsimin e lartë tanimë në disa vende evropiane. Përdorimi i mësimit online, duke zgjedhur midis alternativave të ndryshme (mësimi online sinkron, asinkron dhe i përzier) nga potencialet e teknologjisë aktuale,    lejon krijimin e një ambienti të nxënies për një numër të madh të nxënësve, duke i shkarkuar problemet e ballafaquara në distanca gjeografike dhe duke u përfshirë në një pjesëmarrje shumë të lartë interaktive.

           II.1      KOMUNIKIMI NË ARSIMIN NË DISTANCË.

 

 Komunikimi virtual nuk e zëvendëson atë ballë për ballë. Komunikimi është një segment dhe aspekt i rëndësishëm i procesit mësimor edhe në arsimin në distancë. Komunikimi është mesazh dhe mesazhi në mësimdhënien në largësi duhet të jetë praktik, i faktuar, bindës (King et al. 2006; Jones 2000). Strategjitë, metodat dhe teknikat, në arsimin në distancë synojnë të përfshijnë të dyja anët e procesit mësimor, mësimdhënien dhe të nxënit. Kjo kërkon planifikim të mirëfilltë të metodave dhe teknikave që do të përdoren gjatë mësimdhënies në distancë për arritjen e efektivitetit të materialit mësimor nëpërmjet komunikimit. Në këto raste, komunikimi mësues-nxënës, nëpërmjet kompjuterit ose pajisjes tjetër teknologjike, nxit nxënësit të marrin pjesë në diskutim dhe të përfitojnë nga diskutimi, në mënyrë që të nxënit e tyre të mos jetë vetëm nga tekstet, por të nxënit të bazohet edhe në ushtrime dhe studim rasti, në këtë rast duke përdorur teknologjinë e informacionit (ku janë të instaluar fjalorë, enciklopedi, leksione, kuriozitete etj). ( https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads, 2021) Në varësi të dhënies e marrjes së mesazheve, komunikimi mund të jetë efektiv ose joefektiv, andaj mësimdhënësit duhet të përqendrohen tek teknikat e mësimdhënies, që janë të përshtatshme për një mësimdhënie në largësi. Mënyra e komunikimit ndërmjet mësimdhënësit dhe vijuesit ndryshon, për shumë arsye bëjnë mësuesin të qëndrojë efektivisht i lidhur me nxënësit gjatë gjithë kohës. Mënyra e komunikimit është në distancë (largësi) dhe bëhet me mjete bashkëkohore elektronike, andaj që ky komunikim të jetë efektiv mësimdhënësi duhet të kujdeset, në veçanti që:

 ? Mundësia e përqendrimit në materialin e kursit me qetësi u lejon nxënësve një nxënie më efektive;

? Interaksioni në mes të nxënësve në formë të diskutimit direkt ose vetëm duke dëgjuar pyetjet e bëra nga të tjerët. Njohuritë mësimore u ofrohen nxënësve si komunikim me të gjithë nxënësit, deri te komunikimi me secilin nxënës veç e veç.

 

 

 

            II.2     Karakteristikat e mësimdhënies dhe mësimit në distancë

 

 Arsimi në distancë ka disa karakteristika të ndryshme nga arsimi i drejtpërdrejtë (ballë për ballë). Disa nga karakteristikat e të nxënit elektronik ndërlidhen me transmetimin e përmbajtjes mësimore dhe procesin e të nxënit nga nxënësi, dhe si ndryshon mësimdhënia në largësi gjatë transmetimit të njohurive me ndihmën e teknologjisë, në krahasim me mësimdhënien e drejtpërdrejtë. Mësimdhënia në internet mund të variojë nga përdorimi i burimeve multimediale që nxirren nga arkivat digjitale, deri në kurset e plota mësimore (Freebody & Muspratt, 2007). Arti i mësimdhënies konsiston në rezistencën ndaj formulave (sidomos në arsimin në largësi), andaj mësimdhënësit përdorin qasje të ndryshme gjatë procesit mësimor dhe ofrojnë orientime koherente e jokoherente (s’ka shabllon të orës mësimore) gjatë ndihmës për të mësuar nxënësit. Detyra e secilit mësues në arsimin në distancë është që të arrijë të gjejë mënyrë më të mirë për të përdorur teknologjinë, si dhe metodat dhe teknikat mësimore si nxitëse gjatë mësimdhënies në largësi. Mësimdhënësi është mundësuesi në arsimin në distancë, pa mësimdhënësin nuk ka mësimdhënie, andaj mësimdhënia në distancë është veprimtari aktive dhe jo funksion teknik, edhe pse nga largësia. Mësimdhënësit ndihmojnë nxënësit online, me ndihmën e teknologjive të komunikimit, e këshillojnë  dhe i japin ide nxënësit në lidhje me objektivat e tij, njëkohësisht duke trajnuar atë, në mënyrë që të mësojë i pavarur. ( https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads, 2021)

 Shkolla (mësonjëtorja) nuk është vendi, mjedisi, i vetëm ku nxënësi mëson. Mësimi me ndihmën e mjeteve teknologjike mund të realizohet edhe nga shtëpia, gjegjësisht nga mësimi në distancë, nëse ai realizohet mirë, me udhëheqjen dhe ndihmën e mësimdhënësit (të nxënit), përfitimet duhet të ishin të njëjta. Mësimi në distancë i referohet nxënësit, pjesëmarrjes së tij në të mësuar, pavarësisht rrethanave ku ndodhet (vendi ku mëson, ambientit familjar) në procesin mësimor, me ndihmën e teknologjive, si veprimtari aktive dhe jo si funksion teknik, edhe pse nga largësia. Pra, është mësimdhënësi ai që njohuritë te nxënësi i bartë me ndihmën e teknologjive bashkëkohore të komunikimit, (nuk japin mësim klasik të drejtpërdrejtë në mësonjëtore, por mësimdhënie me ndihmën e teknologjive nga largësia), planifikojnë dhe organizojnë mësimin, mbështesin dhe përfshijnë nxënësit në bashkëbisedim të vazhdueshëm, japin sqarime, duke mundësuar të kuptuarit e njohurive të reja dhe gjithashtu me anë të teknikave vlerësuese bëhet vlerësimi i performancës së nxënësve. Mjedisi i të nxënit në internet është shumë i veçantë, për shkak të mundësisë për të ndryshuar kohën e dhënies dhe vendin e dhënies së mësimit, krahasuar me mësimdhënien tradicionale.

 

 

  1. TEKNOLOGJITË SHKENCORE – TEKNOLOGJIKE DHE PARAQITJA E KOMPJUTERËVE NË ARSIM.

 

Asnjëherë si sot dija nuk ka pasur doethënie dhe rëndësi më të madhe në jetën e njeriut bashkëkohor. Asnjëherë nuk ka ekzistuar nevojë më e madhe për dijen dhe aplikimin e saj. Me një fjalë, ndërtohet një botë e re – një botë e shkencës, të mësuarit dhe një proces i të menduarit. Të mësuarit, tanimë është detyra themelore e njeriut. Para njëqind viteve, nga të gjitha aktivitetet dhe punët që i kanë bërë njerëzit mbi 90 për qind ishin punë fizike, kurse vetëm 10 për qind ishin punë intelektuale. Sot pothuaj 90 për qind e aktivitetit të njeriut është aktivitet intelektual, dhe vetëm dhjetë për qind është aktivitet fizik, me tendencë që edhe kjo përqindje akoma të ulet.

Paraqitja e telefonit, televizionit, video – teknikës, kompjuterëve, telekomunikimeve, multimediave, inteligjencës artificiale dhe teknike, në mënyrë drastike e ka ndryshuar ambientin e nxënësit apo studentit si dhe përmbajtjet mësimore, në bazë të së cilave ata arsimohen. (Sinani, 2012) Është më se e sigurt aktualisht, në rrjedhën e epokës së informacionit, kompjuterëve, automatizimit, kibernetizimit, është e patjetërsueshme që të ndryshojnë mënyrat, format dhe metodat e realizimit të procesit mësimor dhe të mësuarit, të ndryshohen përmbajtjet mësimore, por edhe vetë sistemi i realizimit të atij procesi.

 Analiza e teknologjisë bashkëkohore arsimore, e cila e ka bazament kompjuterin, dhe mësimin e programuar tregon se procesi mësimor i kompjuterizuar posedon mundësi të atilla që në masë të madhe e stimulon rrjedhën natyrore të procesit mësimor, mënyrën individuale dhe të pavarur të mësuarit, forma dhe metoda të reja të nxënit, si dhe mund të krijohet një ambient i atillë intelektual për mësim, në të cilin secili nxënës mund të ecë përpara në atë masë aq sa i lejojnë aftësitë e tija intelektuale, motivimi i tij personal dhe niveli i dijes së deritanishme. Roli themelor i kompjuterit është që të ndihmoj për rritjen e efikasitetit të procesit mësimor dhe të vet procesit të mësuarit. (Sinani, 2012) Ky rol, nënkupton: përmirësim të kalitetit dhe kuantitetit të mësuarit të nxënësit; rritjen e mundësive për veprim të arsimtarit ndaj nxënësit; zvogëlimin e kohës për të mësuar dhe zvogëlim të finanacave për shkollim.

 

 

 

 

 

               III.1     Përparësitë e makinave mësimore janë:

 

? Përpunimi elektronik i të dhënave

? Shfrytëzimin e tyre në të gjitha fazat e orës mësimore: përpunimin ,

verifikimin(vërtetimin) e përmbajtjes dhe përsëritjen e përmbajtjes.

? Në mënyrë efikase mundësojnë të mësuarit e gjuhëve të huaja

? Në përpunimin e teknikave të ndryshme

? Me anë të makinave në mësim mundësohet individualizimi i mësimit

? Po ashtu mundësohet apo sigurohet në kohë të duhur informata kthyese

? Rritet efikasiteti i punës mësimore

? Përmbajtja mësimore programohet, parashtrohen pyetje dhe merren

përgjigje, realizohet vlerësimi i nxënësit

? Në këtë mënyrë nxënësi dhe arsimtari në mënyrë të qartë dinë se në cilin

    gjenden

? Me anë të llogaritësve ose makinave mësimore ndryshohet pozita e

arsimtarit

? Arsimtari prej pozitës së ligjëruesit-kontrolluesit, shndërrohet në

organizues të procesit mësimor, bashkëpunon me nxënësit.

? Makina mësimore si mjet mësimor i ndihmon procesit mësimor që të jetë

më efikas. (Osmani, 2022)

 

                III.2      Vërejtjet e mësimit të kompjuterizuar janë:

 

? Risitë në raste të caktuara shkaktojnë edhe rezistenca

? Rezistencat në të shumtën e rasteve janë edhe si rezultat i mosnjohjes së

esencës së ndryshimeve dhe inovacioneve (risive) (Osmani, 2022)

? Zakonisht mangësitë ndahen në dy grupe:

a) përgatitja e përmbajtjeve mësimore me anë të algoritmeve

b) vështirësi të natyrës psikologjike

c) Çdo njësi mësimore ose përmbajtje nuk është e përshtatshme për

algoritmizim,

d) Sipas psikologëve, bëhet dehumanizimi i procesit mësimor respektivisht

njeriu me makinën mësimore nuk ka raport të njëjtë sikur njeriu me

njeriun,

e) Makina mësimore (kompjuteri ose llogaritësi) nxënësit i shërben si

informator, hulumtues dhe instruktor,

f) Kompjuteri ose makina mësimore ka përparësi të caktuara edhe ndaj

teksteve mësimore,

g) Kompjuteri mund të shfrytëzohet edhe si mjet multimedial, ai mundëson

edhe zërin dhe animimin e fotografive lëvizëse si dhe shumë funksione

tjera. (Osmani, 2022)

 

 

 

  1. FILOZOFIA EVROPIANE E ARSIMIT

 

Çdo lëvizje e gjerë shoqërore, politke, arsimore etj, lidhet menjë filozofi të veprimit.

Filozofia evropiane e arsimit me një traditë të gjerë e të gjatë, sipas mendimit tonë, mbështetet në këto elemente të saj:

  • Arsimi mbetet  një fiksim i vërtetë evropian, objekt i reformav të njëpasnjëshme, pasqyrë e shoqërisë,
  • Në ndryshimin si proces që sjell risi, përparim,
  • Konkurrencën dhe
  • Cilësinë.

Këto katër elemente e identifikojnë filozofinë e arsimit mr të arriturat dhe perspektivën e tij në të gjitha shtetet që e përbëjnë dhe do ta përbëjnë Bashkimin Evropian.

Gjithsesi, në ndërtimin e filozofisë evropiane të arsimit kontribut të veçantë ka dhënë dhe vazdhon të japë UNESCO – ja. (Murati, 2918)

Si arkitekt të filozofisë arsimore Evropiane moderne mund të përmendim disa, por më i rëndsishëm është Këshilli i Evropës.

Filozofia arsimore evropiane kërkon formim të konceptit arsimor pragmatik, i cili jo vetëm do të përballet me problemet dhe tejkalimin e tyre, por do të jetë i realizueshëm dhe i kapshëm për Bashkimin Evropian. (Murati, 2918)

Filozofia evropiane e arsimit organizohet mbi bazë të parimit:

  • Sa lart synon të ngrihet dhe çfarë mun të arrijë;
  • Si të jetë konkurrent dhe
  • Mbështetet në prioritete. (Murati, 2918)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REKOMANDIME:

 

1. Dispozitat e përgjithshme

Rekomandimet kanë të bëjnë me të gjitha shkollat publike fillore dhe të mesme dhe janë në drejtim për të mbështetur realizimin e mësimit efektiv dhe efikas online, të sigurohet sjellje morale të mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë realizimit të mësimit në distancë.

 

2. Realizimi i mësimit në distancë

  • Të gjithë orët mësimore, sipas rregullit realizohen, me Ms Tims si mjet për mbajtjen e mësimit online nëpërmjetë komunikimit sinkron në kuadër të Platformës Nacionale për mësim në distancë.
  • Nxënësit të cilët nuk kanë qasje në internet mësimi në distancë përveç me kompjuter dhe laptop  mund të ndjeket  edhe me pajisje të mençura dhe me telefon celular.
  • Për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje kompjuterike, nuk kanë qasje në internet ose për nxënësit e kategorive të rënda sociale shkolla duhet të sigurojë qasje nl një formë tjetër dare te përmbajtjet mësimore, forma e cila i përgjigjet mundësive të nxënësve ( material e shtypura  CD etj)
  • Prindërit/kujdestarët janë të obliguar të njoftojnë kujdestarin e klasës për të gjitha problemet  teknike me qasjen  deri te mësimi në distancë.

 

3.Rregullat e sjelljes  gjatë mësimit online

3.1. Rregullat e përgjithshme për mësim online

  • Rekomendohet që të gjitha kamerat të jenë të kyçura gjatë orës online, përveç kur për shkaqe teknike ( lidhja e dobët ose problem  të shpeshta të të njejtës) ku mësimdhënësi nuk urdhëron më ndryshe;
  • Mikrofoni i nxënësve duhet të jetë i çkyçur gjatë mbajtjes së orës mësimore online (opsioni“mute”), përveç kur nxënësi përgjigjet në pyetjen e parashtruar nga mësimdhënësi. parashtron pyetje për shkak të paqartësive të lidhura me materjen mësimore gjatë orës, të cilën e përcakton  mësimdhënësi. (http://zdravkocvetkovski.edu.mk, 2020)
  • Rekomandohet mbajtja/ ndjekja e orëve online në  shtëpi në vend të qetë, për arsye se të gjithë nxënësit në orë mund t′i dëgjojnë tonet anësore, tek ai i cili flet (pëshpëritjet dhe bisedat , tonet dhe TV -ja e kyçur, lehja e kafshëve shtëpiake si  dhe të gjitha tonet tjera).
  • Nuk është e lejuar incizimi në orët online nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve.
  • Gjatë realizimit të orëve online aplikohen rregullat e njejta të sjelljes, sikurse  gjatë orëve të rregullta me prani fizike në shkollë dhe nuk  janë të lejuara bisedat e ndërsjellta gjatë mbajtjes së orës ndërmjetë nxënësve nëpërmjet komunikimit verbal ose elektronik.
  •  

 3.2. Prania në orët online

  • Mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të kyçen me kohë në orën mësimore në pajtueshmëri me orarin e orëve mësimore.
  • Prania në orët online është e detyrueshme, identik sikurse gjatë realizimit të mësimit me prani fizike në shkollë.
  • Mësimdhënësit janë të obliguar të mbajnë evidencë të detajuar për praninë e nxënësve në secilën orë  online.
  • Sipas rregullës, nxënësit pjesëmarrësit në orën online janë mësimdhënësi dhe nxënësi nga paralelja për të cilën është e dedikuar ora.
  • Nxënësit nuk kanë të drejtë të kyçen në orën online nxënës tjerë të shkollës, përkatësisht nxënës të shkollave tjera nëpërmjet shpërndarjes së linkut të orës.

 Secili veprim që është në kundërshtim me pikën 3.2 alinea 1,2,3,4 dhe 5 mund të rezultoj ngritjen dhe shqiptimin e masave pedagogjike sipas procedurës së përcaktuar me rregullore për masa pedagogjike kundër nxënësit, si dhe veprimet tjera para organeve përkatëse . 

Mësimdhënësi  mund të përjashtojë nga ora online nëse nxënësi:

    • në çdo mënyrë e pengon mbajtjen e orës mësimore;
    • Sjellet në mënyrë të pa dëshirueshme, vullgare ose disktriminuese,
    • përdorë fjalë jo  të këndshme ose në mënyrë verbale i ofendon nxënësit e tjerë në orë;

                        – Kryen ose inkurajon dhunë elektronike, poston komente të cilat mund të interpretohen si ofenduese diskriminuese ose shqetësuese, ose dërgon materiale elektronike me përmbajtje ofenduese tek nxënësit  tjerë ose mësimdhënësit. (http://zdravkocvetkovski.edu.mk, 2020)

  • Në rast se nxënësi përjashtohet nga ora online për shkak të shkaqeve të shënuara më lartë i njejti evidentohet  se mungon pa arsye nga ajo orë , dhe kundër të njejti mund të ngritet procedurë  disciplinore  dhe shqiptohet  masë pedagogjike.  

 

4. Përgjegjësia e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë realizimit të mësimit online

  • Mësimdhënësit dhe nxënësit në kuadër të secilës orë online duhet të krijojnë atmosferë për realizimin e sukseshëm të mësimit dhe procesit të të mësuarit , si dhe inkurajimin për bashkëpunim dhe respektimin e  të tjerëve.
  • Gjatë orëve online mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të promovojnë komunikim efektiv dhe këshillues për të gjithë . Nxënësit duhet të motivohen dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në klasën virtuale.
  • Gjatë realizimit të mësimit në distancë respektohen  udhëzimet të dhëna në planin për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor të përcaktuar. Udhëzimi për realizimin e mësimit në vitin shkollor dhe udhëzimet tjera të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Trajnim dhe  Arsim Profesional. (http://zdravkocvetkovski.edu.mk, 2020)
  • Mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit në distancë duhet të shfrytëzojnë strategji bashkëkohore didaktike , metoda dhe teknika.
  • Gjatë mësimit të kombinuar ( mësim në distancë dhe mësim me prani fizik)  mësimdhënësit  duhet ta planifikojnë orën mësimore me aktivitete për pjesëmarrje të barabartë të të gjithë nxënësve. 
  • Gjatë oërs  online çdo nxënës duhet të jetë i  kyçur në mënyrë aktive.
  • Mësimdhënësit duhet të mbajnë llogari për nevojat e nxënësve me pengesa në mësim të cilët gjatë kohës së mësimit në distance punojnë sipas programit individual arsimor.
  • Nuk lejohet opstrukcion i qëllimshëm i  orëve mësimore .
  • Rekomandohet mësimdhënësi të udhëheqë disktudimin, duke ju  mundësuar nxënësve që të komentojnë dhe të parashtrojnë pyetje. 
  • Diskutimet e orëve online duhet të jenë në drejtim të procesit të të mësuarit, të jenë konstruktiv dhe  të artikuluara  mirë. Komunikimi duhet të udhëhiqet me respekt dhe të shfrytëzohet shprehjet e kulturuara.
  • Gjatë orëve online nxënësit duhet të ju shmangen temave dhe diskutimeve të cilët e pengojnë procesin e mësimit  te  nxënësit tjerë. 
  • Fjalët, bisedat dhe diskutimet jopërkatëse nuk janë të lejuara gjatë orës mësimore.
  • Gjatë komunkimit të formave formale nxënësit dhe mësimdhënësit janë të detyruar të mbajnë llogari edhe për format jo formale të komunikimit përkatësisht shfrytëzimit të rregullave drejtëshkrimore edhe gjatë komunikimit elektronik (p.sh. shkruarja e porosive dhe teksteve vetëm se me shkronja të mëdha llogaritet  si e bërtitur, sepse ato përdoren në raste të  paralajmërimit ose njoftimit). 
  • Pa marrë parasysh mënyrën e realizimit të mësimit ( mësim online ose prani fizike) gjithnjë duhet të rrespektohet mendimi i të tjerëve.
  • Mësimdhënësit duhet t′i inkurajojë nxënësit në komunikim kritik dhe të argumentuar .
  • Nuk është e lejuar dërgimi i  porosive elektronike dhe përbajtjeve tjera përkatësisht ngarkim i  komunikimit me mësimdhënësit me përmbajtje jorelevante ose tema të cilat nuk kanë të bëjnë me mësimin .
  • Nxënësve nuk u lejohet t′i zbulojnë fjalëkalimet për kyçje në aplikacionet dhe Platformat e nxënësve të tjerë.
  • Edhe mësimdhënësit edhe nxënësit duhet ta rrepektojnë besueshmërinë, përkatësisht të mos publikojnë, postojnë ose shpërndajnë informacione personale, fotografi, video dhe audio material për veten dhe për të tjerët. (http://zdravkocvetkovski.edu.mk, 2020) 
  • Në platformën / MC Tims nuk është e lejuar vendosja dhe shpërndarja e përmbajtjeve jo formale të karakterit argëtues ose përmbajtje të cilat nuk janë të dedikuara për edukim , si dhe lidhje të internetit  të cilat nuk kanë të bëjnë me mësimin ose çojnë në përmbajtje me qëllim të keq.  
  • Gjatë mësimit në distancë pritet që nxënësit të jenë të pavarur, motivuar, përkushtuar dhe të disciplinuar  .
  • Nxënësit  nuk guxojnë të praktikojnë kopjimin, përshkrimin dhe prezentimin  e rrejshëm gjatë mësimit në distancë me qëllim të përfitimit të përparësisë ndaj të tjerëve në aspekt të vlerësimit dhe arrtijeve të nxënësit.  
  • Çdo shkelje e të drejtave të autorit konsiderohet për përgjegjësi personale të shfrytëzuesit të Platformës/ mësimit në distancë.
  • Nxënësit inkurajohen të përparojnë, të kujdesen për veten dhe për të tjerët. (http://zdravkocvetkovski.edu.mk, 2020)
  • Mësimdhënësit janë të obliguar të kujdesen për shëndetin e nxënësve ( lodhjen e syve dhe boshtin kurrizor të nxënësve) gjatë punës me pajisjet TIK  dhe gjatë mësimit duhet të sigurojnë pushim për çlodhje, relaksim të syve dhe përmirësim të  qarkullimit   .

 

5. Dispozitat përfundimtare

Drejtorët e shkollave kujdesen për respektimin e rekomandimeve

Rekomandimet shpallen në ueb – faqen e shkollës dhe në portalin public  të Platformës Nacionale për mësim në distancë

 

 

 

 

 

 

 

 

Bibliography

https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads. (2023.02.02).

 https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads: Tetovë

http://zdravkocvetkovski.edu.mk. (20.02.2023).

http://zdravkocvetkovski.edu.mk. (2023.02.20).

Ismaili, B. (2019). Roli i mësimdhënësit në mësimin tradicional dhe atë të inovuar. Tetovë: Arbëria Desing.

Kadriu, L. (2019). Hyrje në Pedagogji. Tetovë: Dispencë.

Murati, R. (2918). Tendencat Bashkohore në arsim. Tetovë: Materal Intern.

Osmani, F. (2022). Teknologjia mësimore. Tetovë: (Maketë) për përdorim intern.

http://zdravkocvetkovski.edu.mk.- Rekomandime për sjelljen e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë kohës së realizimit të mësimit në distancë (02.03.2023) 

 http://zdravkocvetkovski.edu.mk: Rekomandime për sjelljen e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë kohës së realizimit të mësimit në distancë ( 01.03.2023)

Sinani, A. (2012). Kompjuteri në provesin mësimor. Tetovë: Luma Grafik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë