TV LIVE
Nga Bota
4 March 2023
Autoritetet turke kanë arrestuar 218 persona në lidhje me ndërtesat e shembura nga tërmeti

Autoritetet policore turke kanë arrestuar 218 persona, të cilët dyshohet se nuk kanë ndërtuar apartamente sipas standardeve dhe për këtë arsye ato janë shembur lehtësisht nga tërmetet që goditën jugun e vendit në fillim të muajit shkurt.

Në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria janë gjetur përgjegjës gjithsej 869 persona, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Deri më tani janë arrestuar 218 persona, ndërsa për 151 të dyshuar të tjerë janë lëshuar urdhër arresti.

Gjithashtu u konstatua se 31 të dyshuar nuk janë gjallë, ndërsa pesë të dyshuar janë jashtë vendit.

Siç njoftoi prokuroria, 81 të dyshuar janë liruar pas dhënies së dëshmisë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë më 6 shkurt është rritur në 45.089, njoftoi Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).



Të ndryshme
Më shumë