TV LIVE
Nga Bota
6 February 2023
Tërmeti i fuqishëm në Turqi u ndje edhe në Liban dhe Qipro, mbi 500 viktima

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz. Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën lokale 04:17 në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë 284 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin. Në Siri, më shumë se 237 njerëz humbën jetën dhe 600 të tjerë u plagosën, njoftuan mediat shtetërore.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktima janë nga provincat e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus. Ndërkohë numri i viktimave pritet që të rritet në ditët në vijim. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Raportohet se, lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro. Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë. Ata raportuan se një lëkundje e dytë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë.



Të ndryshme
Më shumë