TV LIVE
Teknologji
4 February 2023
Porsche del në treg me çmim të gabuar

Një automjet Porsche është hedhur në treg me çmim të gabuar duke bërë që blerësit të konsideronin blerjen e një modeli të tillë për shkak të çmimit të ulët.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe bëhet fjalë për një automjet Porsche Panamera. Një përfaqësi e Porsche në qytetin Yinchuan i vendosi çmimin automjetit të ri prej 18,300 Dollarë.

Por Porsche Panamera ka një çmim fillestar prej 148 mijë Dollarë.

Ky promovim tërhoqi shumë blerës të cilët nxituan të blenin automjetin luksoz.

Por nuk zgjati shumë deri sa kompania reagoi dhe ndryshoi çmimin, duke thënë se ishte një gabim. Përfaqësia e Porsche në qytetin Yinchuan të Kinës kontaktoi të gjithë klientët që kishin kërkuar të blinin automjetin, duke u shpjeguar situatën dhe u kërkoi ndjesë.

Ky rast bëri bujë në mediat sociale kineze. Disa kishin menduar se ishte një strategji promovuese nga ana e kompanisë. Të tjerë, e konsideruan të papërgjegjshme kompaninë dhe kërkuan që të respektojë çmimin e ulur që ishte njoftuar paraprakisht. Ndërsa disa të tjerë, që kishin bërë rezervim për të blerë automjetin, u tërhoqën nga kërkesa e tyre pasi iu komunikua çmimi real.



Të ndryshme
Më shumë