TV LIVE
Teknologji
4 February 2023
Superjahti ‘i padukshëm’ që ndërthur teknologjinë me natyrën mund të bëhet realitet në vitin 2030

Një superjaht i ri është dizenjuar që të jetë ‘i padukshëm’. I quajtur Pegasus, mjeti lundrues 88 metra i gjatë është i veshur nga pasqyra dhe reflekton qiellin, detin dhe retë.

Ideatori i tij, Jozeph Forakis thotë se koncepti i tij do të jetë i pari mjet lundrues në botë i printuar në 3D dhe i padukshëm si në dizajn ashtu edhe në ndikimin në mjedis.

‘Krahët diellorë’ do të prodhojnë energji nga dielli së bashku me kombinimin e një burimi hidrogjeni. Xhami i kësaj strukture gjigande është i përbërë nga panele diellorë transparentë që aktivizojnë elektrolizuesit që përftojnë hidrogjenin nga uji i detit. Dhomat e energjisë e shndërrojnë hidrogjenin në elektricitet që ruhet në bateritë me Litium që funksionojnë për të gjitha sistemet operuese.

Një kopsht pa dhe, i cili mund të rrisë bimë në një mjedis ujor të pasur me minerale, i cili do të ketë ushqime të freskëta si dhe pastron ajrin, do të jetë në formën e një “peme jete” shumëkatëshe për të treguar politikën e të qenurit miqësorë me ambientin.

Pjesa e brendshme e jahtit ka katër kate që lidhen nga një shkallë spirale. Një hapësirë e madhe për pasagjerët, me dizajn minimalist dhe bimë dhe prej secilit cep mund të shihet gjithçka që ndodhet jashtë.

Kati i sipërm është i rezervuar për pronarin e superjahtit ku përveç një dhome luksoze, ka edhe një tarracë private gjigande.

Pishina e hapur kthehet në një pistë helikopterësh kur mbyllet kapaku i saj, ndërsa dritaret gjigande në ballkone të hapura.

Superjahti u ideua në ishullin Koufonissi në Greqi. Çmimi i tij nuk është njoftuar ende, por është përgatitur për t’ua prezantuar të interesuarve ndërsa prodhimi mund të nisë në vitin 2030./tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë