Chelsea nuk po arrin të ketë vijueshmëri edhe pas merkatos befasuese që zhvilloi gjatë Janarit. Skuadra e drejtuar nga Graham Potter u ndal në një barazim pa gola në derbin me Fulham në javën e 22 të Premier League.
Blutë e Londrës të premten në “Stamford Bridge” patën në fushë nga minuta e parë edhe afrimin më të shtrenjtë të klubeve britanike, Enzo Fernandez, i cili nuk mundi të festojë.
Rastin e parë të rrezikshëm e pati Fulham, ndërsa Chelsea u shfaq kërcënues para portës kundërshtare në fundin e pjesës së parë. Pavarësisht ndryshimeve të bëra nga Potter gjatë pjesës së dytë nuk pati gol. Zona Champions për Chelsea mbetet ende larg.