TV LIVE
Sport
4 February 2023
Ministri i Polonisë: 40 vende mund të bojkotojnë “Lojërat Olimpike 2024”

Ministri i Sportit dhe i Turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk deklaroi se deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhmen, duke e bërë të pakuptimtë të gjithë ngjarjen sportive.

Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan së bashku një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar rusët dhe bjellorusët të konkurrojnë në 2024. Nëse kjo do të ndodhë, Ukraina ka paralajmëruar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit.

Bortniczuk tha se beson që do të ndërtohet një “koalicion” prej 40 vendesh përfshirë Biraninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për të mbështetur bojkotin ndaj planeve të IOC.

“Duke pasur parasysh këtë, nuk mendoj se do të përballemi me vendime të vështira përpara Olimpiadës dhe nëse do të bojkotojmë lojërat, koalicioni ku do të jemi pjesë do të jetë mjaft i gjerë për ta bërë të kotë mbajtjen e Lojërave Olimplike”, tha ai.

Letonia mund t’i bashkohet Ukrainës në bojkotimin e Parisit 2024



Të ndryshme
Më shumë