TV LIVE
Sport
4 February 2023
Shorti i Europianit U21

Kombëtarja Shpresa ka patur një short deri diku të favorshëm për kualifikueset e Europianit të vitit 2025 që do të mbahet në Sllovaki.

Kuqezinjtë e rinj shmangën skuadra si Italia, Spanja, Anglia apo Gjermania. Shqipëria U21 do të përballet me Rumaninë e Zvicrën, që konsiderohen si kundërshtarët më të vështirë.

Rumunët rezultatin më të mirë e kanë gjysmëfinalen në 2019, ndërsa zviceranët nënkampionë ne 2011 me Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën në përbërje.

Në grup janë edhe Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia. Synimi do të jetë kualifikimi në fazën finale ku vendet në dispozicion janë 15.

Nëntë përfaqësueset kryesuese të grupeve së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut. Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play off për të vendosur tre finalistët e fundit të turneut.

Tv Klan



Të ndryshme
Më shumë