Cristiano Ronaldo feston më në fund në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez shënoi golin e parë me fanellën e Al Nassr në një ndeshje zyrtare, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ronaldo shndërroi në gol 11 metërshin, për t’i dhënë një pikë me tepër vlera skuadrës së tij në barazimin 2-2 në transfertën e Al Fatah. 37-vjeçari ishte tepër kërkues në fushën e lojës, por fati edhe ndërhyrjet e portierit kundërshtarë i mohuan golin.
Edhe sistemi VAR ndërhyri në një moment, duke e kapur mat në pozicion jashtë loje. Ndërkaq, tentativat e tjera shkuan ose në traversë ose jashtë kuadratit, duke lodhur jo pak Ronaldon, që në këtë sfidë u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Gjithsesi, me çlirimin dhe gjetjen e rrugës së rrjetës, tashmë Ronaldo premton gola të tjerë me fanellën e Al Nassr, me tifozët që pretendojnë shumë prej tij.
Klan