Këngëtarja latine, Jennifer Lopez dhe aktori i famshëm, Ben Affleck u ribashkuan pas dy dekadash dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, në verën e vitit 2022 në Las Vegas. Ata të dy duken shumë të dashuruar në çdo dalje por në daljen e tyre të fundit publike vihet re një mosmarrveshje mes dyshes.
Në një festë për premierën e filmit të saj të ri “Shotgun Wedding”, artistja shihet duke mbajtur një gotë verë ndërsa Affleck i thotë: “Nuk kam pirë asgjë, mirë?”
Videoja e cila ka marrë mjaft klikime që kur është publikuar në TikTok ka ngjallur debat të madh. Një numër i përdoruesve të TikTokut kanë dalë kundër këngëtares duke thënë se ajo nuk po e lejonte aktorin të pinte alkool.
Ky obesesion i artistes vjen pasi Ben Affleck ka folur disa herë në të kaluarën për varësinë e tij ndaj alkoolit.
Herën e fundit që ai hyri në një qendër rehabilitimi ishte në vitin 2018 pas ndërhyrjes së ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner, e cila e kishte çuar në një klinikë në Malibu.